Meghan Markle u largua nga Britania e Madhe, duke hequr dorë nga detyrimet mbretërore dhe duke marrë me vete edhe të shoqin, princin Harry.
Babai i saj, Thomas Markle, ka bërë marrëveshje për një dokumentar, i cili premton skandale rreth saj. Babë e bijë nuk kanë raporte të mira dhe nuk flasin prej së paku dy vitesh.
Dokumentari do të transmetohet në ‘Channel 5’, me titull “Thomas Markle: My Story”, dhe do të shfaqë intervista të tij.
Ndër të tjera, Thomas Markle thotë për të bijën se “Për të meshkujt janë thjeshtë shkallë drejt famës. E tradhtonte burrin e parë fshehurazi. Është e ndyrë… më vjen turp”.
Ai thotë se nuk u befasua aspak që e bija Meghan zhgënjeu familjen mbretërore angleze, duke marrë në Kanada me vete princin Harry, shkruan noa.al.
Lidhur me martesën e parë me producentin e Hollywood, Trevor Engelson në vitin 2011, i ati i Meghan thotë se, “Ishte një ‘copë e madhe’ në ambientin ku punonte dhe ishte i pasur. Burri ideal për time bijë. E përdori dhe e flaku kur nuk i’u desh më”.
Epo,kishim ngju qe mashkujt perdorin per çfryrje bolesh femnat ..por qe femna t shfrytzoj mashkullin tash po ngjojm.
Kjo zonja e ulet donte te ishte mbreterore ne titull dhe te mos i sherbente më mbretereshes ne projektet e saj te bamiresise dhe keshtu te bente parate e saj. Mendoi se mbreteresha do te pranonte kushtet e kesaj askushit dhe do te ishte nen urdherat e saj. Dhe mbreteresha u tha jeni te lire te shkoni te beni para, por mua mos me beni budallaqe, shkoni e provoni fatin tuaj si vetvetja, por pa perdorur titujt qe une iu dhashe.
Po keto jane gjera normale ne boten e sotme! C’ka per t’u habitur ketu! Marredhenie te tilla nuk jane as te parat as te fundit! Rendesi ka qe ata duhen dhe martesa mund te zgjate sa ta kete shkruar Zoti. I jati e ben per para! Ju uroj shendet dhe suksese ne jeten e tyre!
Duket princ Harry paskesh ngjare nga e jema, pa ndonje konsiderate te konsoliduar per rregullat morale te domosdoshme per familjen mbreterore. Fundi i Dianes dihet, perfundoi ne menyren me fatkeqe ne nje moshe krejt te re. Kur, duke jetuar si nje zonje e vertete do te ishte edhe sot ne jete, plot nder dhe respekt. Eshte i njohur fakti, pavaresishte se nuk ka nje mase ekzakte vleresimi, se familja mbreterore ne Angli ka shume here me teper perkrahes, se kundershtar. Nje ambient me rregulla strikte dhe rreptesisht nen vezhgim, sic eshte familja mbreterore angleze, duket nje ambjent jo fort i pershtatshem per menyren se si e koncepton jeten bashkeshortja qe ka zgjedhur te kete per grua princi Harry.
C’far baba i lige !