Gratë e Vlorës që mbijetojnë duke prodhuar sapun tradicional

22 Janar 2020, 16:03Lifestyle TEMA

Trevllazëri, një fshat rreth 17 km larg qytetit të Vlorës, prej vitesh është kthyer në fshatin e grave “duararta” të prodhimeve bio të zonës.

Banorët e urtë e punëtorë të fshatit të famshëm për kultivimin e varietetit të veçantë të ullirit Kalinjot, prodhimeve bio të pastës së ullirit, sapunit apo kremrave natyralë janë të njohur për produkte të gjitha  100% natyrale pa asnjë kimikat, aromatizues apo ngjyrues.

Por, pavarësisht përkushtimit të grave  për të zhvilluar ekonominë në këtë lokalitet pengesat janë të shumta. Ato ndihmojnë  ekonomitë familjare duke prodhuar gjithçka nga duart e tyre.

“Nuk kërkojmë të vijnë të na punojmë vreshtat, por, duhet të ketë një bashkëpunim më të mirë me ne shteti, ne bëjmë mrekulli.”-thotë Gjinovefa Lazaj, prodhuese e sapunit bio, nga ulliri, livanda, aloe vera, rozmarina etj. Ajo na rrëfen si mund  të prodhojmë pastën e ullirit.

Gjinovefa Lazaj, prodhuese e sapunit:

Ndërsa, Mjaftime  Myrtaj, përzien përbërësit natyralë të prodhimit të sapunëve. Duarartat hedhin produktet në forma të ndryshme, ndërsa i prezantojnë kryesisht në panaire. Shitje ka pak.

Mjaftime  Myrtaj, prodhuese e sapunit”

Për disa vite ato janë ndihmuar nga disa shoqata që mbështesin sipërmarrjet e grave. Produktet e tyre ambalazhohen dhe konservohen sipas normativave europiane.

1 komente në “Gratë e Vlorës që mbijetojnë duke prodhuar sapun tradicional”

  1. Deti says:

    Shkrim interesant po publikoni dhe marken e sapunit qe grate prodhojne. Kjo qe tregu ti mbeshtese duke blere produktet e tyre. Personalisht do ti preferoja keto produkte. Urime dhe suksese zonja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje