Asnjëri prej nesh nuk e ka kuptuar por më 14 janar një event tejet i rëndësishëm mund të ketë ndodhur në Univers. Themi “mund”, sepse asnjë nga astronomët që e kanë sinjalizuar nuk ka arritur të kuptojë çfarë ka ndodhur realisht.
Por diçka është e sigurt. Atë ditë jo një, por tre observatorë astronomikë, të quajtur Laser Interferometer Gravitational-Wawe (LIGO) dhe të ndodhur në shtetin e Washintonit, në Louisiana dhe në Itali kanë kapur të njëjtin sinjal misterioz, ku për 14 milisekondë valë gravitacionale dhe shtrembërime në raportin hapësirë-kohë kanë përfshirë edhe planetin tonë.
Por burimi i kësaj anomalie kozmike ende nuk dihet. Hipotezat janë të shumta, dhe kryesoret përfshijnë përplasjen e dy vrimave të zeza, ose eventin madhor të “vdekjes” së një ylli.
Të dy hipotezat kanë edhe pikëpyetjet e tyre, nga momenti që përplasja e vrimave të zeza do të krijonte një event më të zgjatur në kohë, ndërkohë që shpërthimi i një supernove, pra faza e fundit që çon në vdekjen e një ylli, nuk do të ishte një event aq i paparashikuar.
Astronomët presin që diçka e tillë mund të ndodhë relativisht shpejt me yllin Betelgeuse, por deri më tani nuk ka shenja të dukshme, dhe atë yll e shohim çdo natë në qiellin tonë.
Observatorët ende nuk kanë shpërndarë të dhënat përfundimtare të sinjalit, por siç thotë dhe një nga astronomët e përfshirë, “universi na habit gjithmonë. Mund të kenë ndodhur evente që prodhojnë këto valë magnetike, dhe ne as nuk i kemi imagjinuar ndonjëherë që ekzistojnë”.
Ore ç’është kjo fjalë EVENTE që përdorni mor gazetarë injorantë që kërkoni të dukeni si të kulturuar?!
E bëtë shqipen lesh arrapi!
Turp!!
Event në shqip është NGJARJE!!
Sjeni faj Ju,kanë faj ara që nuk u shqepin në gjoba!!
14 Janar dicka ka ndodhur ne Univers ? A asht llogarit distanca ndermjet Tokes dhe vendit ku ka ndoshur dicka ? Me 14 Janar asht marre sinjali, por se kur ka ndodh mvaret nga distanca, te cilen shkrimi nuk e thote.
Shpejtesia absolute qe njihet deri me sot asht ajo e drites, prej 300 mije km ne sec. Distanca mund te jete edhe me vite drite larg, qe do te thote se mund te kete ndodhur shume vite ma pare, e jo me 14 Janar 2020.
Shqiptari Ilirisë. Ke të drejtë plotësisht. Sidomos në Shqipëri, me qëllim apo pa qëllim nuk e di, por janë bërë të padurueshëm. Thua se po flasin për publikun Italian. Turp. Po mendojnë se do të duken më të arsimuar por në realitet veç po tregojnë se janë llym (snob- e kuptojnë më mirë, mbase).
Shum mendim i drejt i MIK.