Kohë më parë, u deklarua se BMW 6 Series, do të dalë nga prodhimi, por ky lajm nuk ishte i vërtetë dhe u harrua me kohë.
Mirëpo, gjatë bisedës me shefin e dizajnit në BMW, Adrian von Hooydonk, është lënë të kuptohet se 6 Series mund të kthehet sërish, me ndryshime të mëdha.
“Do ishte një ide e mirë, mbase mund të punojmë në këtë drejtim”, ka thënë Hooydonk, duke lënë të kuptohet se ky model nuk do të largohet në tërësi.