Një peshëngritës i njohur si “Hulku i Pakistanit” është në kërkim të një gruaje, por nuk do të marrë në konsideratë asnjë femër që peshon nën 100 kilogramëshe.
Arbab Khizer Hayat, 27 vjeç, pretendon se krefuzuar deri në 300 nuse të mundshme sepse ato ishin shumë të vogla dhe tani ka rritur kërkimin për një ‘të peshave të rënda’.
Njeriu gjigant gjithashtu ka thënë që partnerja e tij ideale duhet të jetë një kuzhiniere e shkëlqyer për tu kujdesur për dietën e tij 10,000 kalori në ditë, që përfshin edhe fërgimin e 36 vezëve për mëngjes.
Hayat, nga Mardan, Pakistan, tha: “Unë dua të takoj një grua që peshon të paktën 100 kilogramë, ajo duhet të jetë mbi 1.90 metra e gjatë, kështu që ne dukemi “si të njëjtë”.
Unë kam nevojë për një grua me peshë të rëndë që të mos e lëndoj atë. Të gjitha gratë që kanë dashur të martohen me mua deri më tani kanë qenë shumë të dobëta”.
Shiko njehere mos te bejne pune keta…Rama dhe Basha; Nje dite njerin dhe nje dite tjetrin, qe edhe ne te shpetojme edhe ti te kenaqesh.