VIDEO: Virusi vdekjeprurës kinez, shikoni si mjekët “skanojnë” pasagjerët në aeroplan

21 Janar 2020, 11:38Lifestyle TEMA

Ky është momenti kur mjekët kinezë të veshur me kostume speciale kontrollojnë dhjetëra pasagjerë në aeroplan për simptomat e një virusi misterioz dhe fatal që po përhapet në Kinë dhe po ngjall frikën e një epidemie globale.

Bëhet fjalë për një virus të njohur si Virusi Wuhan, emër i cili vjen nga qyteti kinez, prej nga supozohet se e ka origjinën virusi.

Siç edhe mund të shihet në pamje, dy mjekë, të veshur me kostume speciale gjenden në mes të ulëseve në aeroplan, duke ua matur temperaturën pasagjerëve.

Videoja thuhet se është shpërndarë nga David Paulk, një gazetar i një faqeje lajmesh me qendër në Shanghai.

Sipas dëshmitarëve, një kontroll i tillë i mjekëve ka zgjatur rreth 10 minuta.  (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje