“Martohu me përdhunuesin”, projektligji skandaloz në Turqi

23 Janar 2020, 20:13Bota TEMA

Një projektligj i ri që do të hidhet për diskutim në parlamentin turk do të lejojë, nëse miratohet, përdhunuesit që të mos ndëshkohen për abuzimet me vajza të mitura, nëse martohen me viktimat.

I ashtuquajtur ligji “martohu me përdhunuesin” do të futet për debat në fund të majit. Kritikët thonë se ai legjitimon përdhunimin, martesën me të mitur dhe abuzlimin seksual.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se ligji do të stimulonte abuzuesit të vepronin pa u ndëshkuar, duke i bërë edhe më të dobëta viktimat.

Edhe deputetët e opozitës e kanë kundërshtuar dhe i kanë bërë thirrje shumicës që të mos e fusë fare për diskutim. Një ligj i ngjashëm u fut në Parlament edhe në vitin 2016, por u tërhoq më vonë për shkak të kritikave mbarë botërore.

Në vitin 2017, Turqia miratoi një tjetër ligj të debatuar, që i lejonte myftinjtë, përgjegjës për jurisprudencën islame, që të kryenin edhe ceremoni martesore civile.

Mosha ligjore e martesave në Turqi është 18, por sipas shifrave të publikuara nga vetë qeveria turke në vitin 2018, numri i martesave ku ishin përfshirë vajza të mitura, ishte afërsisht 482 908 në dhjetë vitet e fundit.

6 komente në ““Martohu me përdhunuesin”, projektligji skandaloz në Turqi”

  1. Detari says:

    shteti vella i edi ramtoptanit

  2. O.Pamuk: ''.....muslimonet shqipfoles jane birazeret tane turq'' says:

    ups! material per turkoshqipfoles………….allah uakbar!

  3. shqip says:

    Gezuar bajromin . “Futeni ” edhe ne Shqiperi kete ligj . A nuk jemi “vellezer” ? Kij meshire o zot , mbaj doren se kemi mjaftushem ligje makabre .

    1. ''..........nese gervish sado pak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vedi''[thene kjo nga nje myslimon analist] says:

      a ka me keq se te maresh per grua gruan e birazerit pas vdekjes se ketij te fundit!?CNJERZORE!
      nese birazeri la dhe ndonje femi dhe ti i fut dhe nja tre koke pas martese,i bie qe femijet te jene birazere e kushurinje mes tyre..!!
      pra,kjo ndodh ne albaniston mes muslimon brothers dhe eshte me keq se ne turkye……….allah uakbar!

  4. undefined says:

    SUNITUS UNDEFINED, BRE!

  5. Jaku says:

    Ne Greqi i bie te martohen femit me priftin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje