Norvegjia pa dëborë: Ekonomia në "hall", hapet pista e mbyllur e skive

25 Janar 2020, 13:32Bota TEMA

Ndryshe nga çdo dimër tjetër, ky i këtij viti, në Norvegji nuk ka sjellë as dëborë, as lumenj të ngrirë, e as fëmije që të luajnë në to.

Dhe parashikimet e institutit norvegjez të motit lënë vend për zhgënjim, pasi as në ditët e javës në vijim nuk pritet të ndryshojë situata.

Dimri i këtij viti, jo vetëm në Norvegji por edhe më gjerë, është treguesi më i mirë i ndryshimeve klimatike. Për Norvegjinë problemi nuk mbetet thjesht te zhgënjimi i fëmijëve, por te fakti se i ftohti, dëbora dhe ngrica janë pjesë e kulturës së vendit e për rrjedhojë edhe pjesë e ekonomisë së saj.

Disa kopshte lojërash për fëmijë janë duke investuar në makineri që lëshojnë topa bore për t`i garantuar fëmijëve që të vazhdojnë të ndërtojnë babagjysha prej dëbore. Dhe kur temperaturat jashtë ngrohen aq shumë sa edhe dëbora artificiale nuk i duron dot, atëherë është “SNO”, qendra e parë e skive në ambient të mbyllur, e cila u hap më 15 janar të këtij viti.

2 komente në “Norvegjia pa dëborë: Ekonomia në “hall”, hapet pista e mbyllur e skive”

  1. Klimax says:

    Vite me pare me ardhjen e nentorit temperaturat binin nen zero deri ne fund te shkurtit dhe fillim te marsit. Tre-kater vitet e fundit ne keto muaj temperaturat kan patur luhatje te medha duke shkuar shpesh disa grade mbi zero. Cudia e sivjetshme eshte se temperaturat nen zero nuk kan qene ne me shume se tre-kater dite qe prej ardhjes se dimrit. Sa per debore, vetem pjesa veriore e Skandinavise e ka kete fat, te pakten deri ne javen e pare te shkurtit.
    Vetem idiotet e tipit Trump nuk kuptojne dhe nuk shikojne ngrohjen globale dhe ndryshimet klimaterike.

  2. A.q.o. says:

    Sa mirē e kanê zgjidhur problemin e klimës norvegjezët ! Vazhdojnë të djegin karburantē pēr tē krijur borë dhe topa bore qē tē luajnē fëmijët….dhe si shpërblim zoti do tu dërgojë topa tē zjarrtê nga qielli…si në australi !.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje