VIDEO/ Pamje dramatike nga Turqia, gazetarja qan gjatë raportimit: E kam të pamundur të mos prekem, ju kërkoj shumë ndjesë

25 Janar 2020, 14:17Bota TEMA

Pamjet që vijnë nga Turqia pas tërmetit tragjik nuk mund të mos preknin edhe gazetarët që raportojnë nga terreni. E njëjta gjë ndodhi edhe gjatë tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri.

Gjatë raportimit nga qyteti i Elazig, gazetarja e Cnn Turk filloi të qante live teksa pas saj vijonte operacioni i kërkim shpëtimit të të mbijetuarëve të mundshëm nga rrënojat.

“Është një pritje e vështirë. E kam të pamundur të mos prekem. Ju kërkoj shumë ndjesë”, shprehet ajo, ndërsa nga pas kreu i ekipeve të shpëtimit jep një njoftim të rendësishëm, raporton abcnews.al.

“Ju lutem të gjithë të pushojnë dhe mos të mos lëvizin. Qendroni aty ku jeni dhe mos bëni zhurmë. Na duhet dëgjojmë zërat që mund të vijnë nën rrënoja”, shprehet ai.

Pas disa sekondash ulur dhe kur nuk lëviz njeri, gazetarja pyet mes lotëve nëse kishin gjetur njeri apo jo.

Turqia jug-lindore u shkund nga tërmeti me forcë 6.8 të shkallës Richter duke shkaktuar deri më tani 22 të vdekur dhe më shumë se 1 mijë të plagosur.

 

 

 

Bir nefes duyabilmek için çıt çıkarmadan beklediler… Enkaz arama sırasında CNN TÜRK muhabiri Fulya Öztürk gözyaşlarına boğuldu #elazig #deprem

A post shared by CNN TÜRK (@cnnturk) on

2 komente në “VIDEO/ Pamje dramatike nga Turqia, gazetarja qan gjatë raportimit: E kam të pamundur të mos prekem, ju kërkoj shumë ndjesë”

  1. xyz says:

    Jemi mesuar qe turqit t’i njohim permes librave te historise me epitete te tilla si pushtues, hordhi, turkoshake e dembele mirepo sikur te benim nje sy qorr ndaj spitaleve, shkollave dhe kompanive te tyre te fuqishme do mjaftonte te krahasohim reagimet e dy shteteve ndaj termetit per te pare dallimet.
    Turqit nuk kane mungese helmetash, nuk fusin police me pistolete nen rrenoja, nuk presin qen kerkimi nga Kosova, nuk presin para nga Elvis Naçi dhe pako orizi nga diaspora. Nuk del Erdogani me kamera te shkele vendin e ngjarjes dhe te beje shpetimtarin duke thene po punoj. Nuk bejne viktimen ne sy te nderkombetareve dhe nuk presin fatkeqesine per te bere si besimtare te medhenj.
    Turqia mund te kete 1000 probleme mirepo Turqia eshte nje vend normal.
    Shqiperia eshte nje shtet i deshtuar me nje aparat propagandistik te hatashem.

  2. O.Pamuk: ''.....muslimonet shqipfoles jane birazeret tane turq'' says:

    Corapekuqi[gazetares]: mos qaj birazere e zike camit,po ti ndertoj une[bashke e nacin] nja 500 cadra me citjone hanemesh shqipfolese…..allah uakbar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje