Erdogan komenton planin “Trump”: i papranueshëm që Jerusalemi t’i jepet Izraelit

30 Janar 2020, 09:14Bota TEMA

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të mërkurën se Jeruzalemi është një vend i shenjtë për myslimanët, dhe e quajti planin e paqes të Presidentit Trump në Lindjen e Mesme si të papranueshme, sepse siç tha, “shërben për interesat e Izraelit dhe minon të drejtat e palestinezëve”.

Presidenti turk e komentoi atë gjatë një fluturimi nga Senegali, duke thënë se një ditë më parë i kishte kërkuar Trumpit t’i dërgonte tekstin e plotë të planitpër të diskutuar hapat e ardhshëm.

“Pozicioni ynë për këtë temë është i njohur. Jeruzalemi është një vend i shenjtë për myslimanët. Eshtë absolutisht e papranueshme që Jerusalemi t’i jepet Izraelit. Plani i paralajmëruar nuk do të shërbejë për të arritur një zgjidhje dhe për të rivendosur paqen. Është një plan që rrëzon të drejtat e Palestinës dhe legalizon okupimin te Izraelit, pavarësisht nga fakti se disa vende arabe gjithashtu po kthejnë shpinën”, tha Erdogan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje