“Çfarë bëra me trupin e pajetë të Jan Prengës”: Zbërthehet njëri prej të arrestuarëve

3 Shkurt 2020, 19:59Politika TEMA

Festim Bexhdili është zbëthyer para prokurorëve, të cilët e detyruan të flasë pasi i treguan pamjet filmike teksa transportonte trupin e Jan Prengës së vdekur.

ABC News raporton se Bexhdili është detyruar të bashkëpunojë duke treguar se çfarë bëri pasi mori trupin e Jan Prengës.

Mësohet se ai është shprehur se trupin e Prengës ia ka dorëzuar Altin Hajrit dhe një personi më mbiemër Doçi nga Shkodra.

Duket se Bexhdili do të jetë i penduari i Prokurorisë, i cili tashmë do të zbërthejë veprimtarinë e grupit që mori peng, vrau dhe zhduku trupin e Jan Prengës.

Ai është një ndër pesë të arrestuarit pak ditë më parë, ndaj të cilëve gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg”.

2 komente në ““Çfarë bëra me trupin e pajetë të Jan Prengës”: Zbërthehet njëri prej të arrestuarëve”

  1. KORÇARI says:

    Një dënim ka për këta, ZHDUKINI PA LËNË GJURMË

  2. TIRONA says:

    Nuk rregullohet gjendja dhe imazhi i Shqiperise pa denime drastike qofshin keta ,dhe bashkepunetore te partive politike dhe policise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje