Ish-ministri i LSI zbërthen "qëllimin" e KÇK dhe OFL: Rama e bën për fushatë elektorale, për të fituar mandatin e tretë

5 Shkurt 2020, 15:12Politika TEMA

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se kryeministri Edi Rama ka hyrë në fushatë elektorale për mandatin e tretë. Në një postim në “Facebook”, Manjani shkruan se KÇK dhe OFL janë gjetje politike për qëllime elektorale, duke e cilësuar si një film të stërparë.

“Përtej shakave që bëhen në rrjetet sociale, përtej arsyetimeve ligjore mbi pakushtetutshmërinë e vendimeve të qeverisë e të parlamentit, KÇK dhe OFL janë gjetje politike për qëllime elektorale.

Kam kohë që konstatoj dhe them se Edi Rama ka hyrë në fushatë elektorale për mandatin e tij të tretë. Duket si film i parë e stërparë. Veç se përshtaten gjetjet sipas kohës dhe rrethanave aktuale.

Sot pjesa e kriminalizimit të pushtetit është njolla e zezë e dukshme e qeverisë. Me KÇK e OFL synohet të pastrohet kjo njollë. Pra qeveria po përpiqet të thotë se të fortët që dolën nga burgjet dhe që bënë vota, nuk janë të saj. Kulmi!

Do e hajë dot njeri apo jo, mbetet për t’u parë. Por nëse fusha politike është pa kundërshtarë, qeveria nuk del pa gjë nga kjo përpjekje…

Nga ana tjetër, ligji i KÇK dhe OFL, për aq sa do zbatohet, sigurisht me selektim politik, do shërbejë për të amnistuar të fortët që dalin të pastër nga ky proces, ose që nuk u shkon letra…

Pra efekti është i dyfishtë. Pa dyshim, këtu s’kemi të bëjmë as me shtet, as me ligj, as me drejtësi e as me luftë kundër krimit. Është thjesht fushatë elektorale.

Në këtë fushatë elektorale nuk flitet për ekonominë, punësimin dhe emigracionin masiv. Përkundrazi, flitet për krimin tamam si kronikat rozë që fryhen për të shmangur vëmendjen publike nga dështimet e qeverisë.

Shumë komode për një qeveri që nuk jep llogari për punët që s’ka bërë, me thënë të drejtën!!! Kështu e shoh këtë sjellje haptazi jo Kushtetuese, por edhe politikisht të papërgjegjshme të qeverisë! 

Nuk e di si e sheh opozita zyrtare, por ky kurth taktik dhe elektoral, meriton vëmendje dhe kundërpërgjigje elektorale.”– shkruan Manjani. (TemA)

4 komente në “Ish-ministri i LSI zbërthen “qëllimin” e KÇK dhe OFL: Rama e bën për fushatë elektorale, për të fituar mandatin e tretë”

  1. Stape Peshi says:

    kÇK-në dhe OFL-në Rama e bën që të fitojë mandatin e tretë – na thotë ky i gjithdituri numër dy i LESH e LISË që vjen fill pas numrit një, Titit të Monikës.
    Po pastaj o yll pa bisht ( se bishtin ta preu Likja, burri i Monës ) ? Po qe se Rama del kaq i zoti se të sekuestroje pronat që rrjedhin nga krimi, hallall ta ketë mandatin e tretë.

  2. Pyka says:

    Ti,o kokëhelmet,Rama i rruan bythën të fitoj….por…por sa të jeni ju të gjithë ,fitorja e tij është e sigurtë si drita e diellit!!!!!!Bej të fala çiftit Fantozi….???…..

  3. Zigur Qarri says:

    O YLLE O DRITE PO TI E DI SHUME MIRE QE RAMA FITONE .
    JO NGA QE PO GODET KRIMIN QE ESHTE KUSHTE I EUROPES PO SHIKO KUSH ESHTE NE OPOZITE MENDONE TI QE NJERZIT DO VOTOJNE MONIKEN TIT VASILIN BASHEN PALOQEN BARDHEN SALIANJIN BERRISHEN QE KERKUAN TE DIGJNIN SHQIPERIN PER TE MBROJTUR PRIVILEGJET E TYRE PO JO MORE YLLO ME 4 CEPA
    UNE NUK JAM SOCIALISTE PO KUR ME JEP NJE ALTERNATIVE RAMA APO BASHA DO VOTOJE RAMEN

  4. ilirberisha says:

    Keta derrat e LSI+PD kane inatin se Rama do fitoi prape,se per kriminelat ketyre derravet siu intereson fare.Ju ti fitoni me thuthuqin dhe pederastat e tjere?
    O njerez te poshter qe jeni,ne vend qe te thone mire qe ja bejne kriminelavet i mbrojne ata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje