Depozitat bankare u rritën me 38 miliardë lekë ose rreth 315 milionë euro vitin e kaluar. Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, në fund të dhjetorit depozitat e përfshira në paranë e gjerë arritën në 1027 miliardë lekë, afërsisht 4% më shumë krahasuar me vitin 2018.
Rritja ka qenë e përqendruar sidomos në 6-mujorin e dytë të vitit, e mbështetur nga turizmi, remitancat dhe rritja e shpenzimeve publike.
Gjatë muajit dhjetor, u konfirmua një tendencë pak a shumë e zakonshme sezonale për rritje të depozitave bankare. Gjatë një muaji, totali i depozitave u shtua me rreth 10.5 miliardë lekë.
Struktura e depozitave vazhdon të dominohet nga fondet në valutë dhe sidomos në euro, që mbetet zgjedhja e parë e shqiptarëve për mbajtjen e kursimeve të tyre.
Në fund të dhjetorit, depozitat në valutë përbënin rreth 55% të totalit të depozitave bankare. Megjithatë, për dhjetorin kontributin më të madh rritje e dhanë depozitat në lekë, që u zgjeruan me rreth gjashtë miliardë lekë, ndërsa depozitat në valutë u shtuan për vlerën ekuivalente të katër miliardë lekëve.
Edhe gjatë vitit të kaluar mes depozituesve mbizotëroi tendenca për t’i mbajtur fondet e tyre në formë likuide, në llogari rrjedhëse ose depozita pa afat. Kjo lidhet me normat e ulëta të interesit, që nuk japin stimuj për t’i mbyllur paratë në depozita me afat. Depozitat e mbyllura, me afate të përcaktuara maturimi pësuan rënie, si për lekun, ashtu edhe për valutën e huaj.
Hajvana te PD e kuptoni dot sa mashtrues ,genjeshtar jeni?Statistikat flasin vete.Shqiptaret kan depozituar ne cdo muaj 20milion euro ne arkat e kursimit me rritje vjetore prej afersisht 4% ne krahasim me 2018.Gjendja ekonomike eshte me e mire apo me e keqe kur rriten depoziat personale bankare me 4% ?
Thjeshte jane rezultate te miredrejtimit ekonomik e rritjes se vazhdueshme te produktit shoqeror.Rritja e depozitave bankare e qytetareve te Shqiperis me 316 milion euro ne vit apo 30milioneuro ne muaj eshte pasqyre e rritjes ekonomike e ekonomis shqiptare.Bravo qeveria.