Mercedes-Benz po përgatitet të pushojë nga puna 15,000 punëtorë: Ja arsyeja e largimeve masive

11 Shkurt 2020, 11:11Lifestyle TEMA

Kompania mëmë e Mercedes-Benz, Daimler raportohet se po konsideron deri në 15,000 pushime nga puna në vitet e ardhshme, sipas gazetës gjermane Handelsblatt, në mënyrë që të nxjerrë 1.5 miliard dollarë të kursimeve nga shpenzimet e saj deri në vitin 2022.

Nëse raporti dëshmon si i saktë, Daimler do të ishte në rrugën e duhur për të kryer riorganizimin pasi po përshtatet në një ndërrim të industrisë në atë të automjeteve elektrike.

“Daimler dhe Këshilli i Përgjithshëm i Punëve ranë dakord për pikat kryesore në mënyrë që të thjeshtojnë strukturën e grupit dhe kështu të rrisin efikasitetin dhe fleksibilitetin”, tha një zëdhënës për Business Insider, duke iu referuar marrëveshjes së kompanisë me sindikatën e saj të punëtorëve.

Industria e automjeteve është përballur me periudha të vështira, pasi po zvogëlohet kërkesa e automjeteve me karburant dhe vihet re një trend në rritje drejt makinave elektrike.

Prodhuesit e makinave kanë njoftuar rreth 80 mijë shkurtime të vendeve të punës në 3 vitet e ardhshme.

1 komente në “Mercedes-Benz po përgatitet të pushojë nga puna 15,000 punëtorë: Ja arsyeja e largimeve masive”

  1. inxhinjeri says:

    Aresyeja e vertete eshte se shumica pjeseve te Mercedes – Benz jane prodhuar ne Kine dhe kjo eshte aresyeja e cilesise se saj qe ka degraduar ne vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje