Pasojat e tërmetit, Gjermania i jep 11 milionë euro Shqipërisë për rindërtimin

17 Shkurt 2020, 16:11Ekonomia TEMA

Gjermania do të angazhojë 11 milionë euro ndihmë financiare për rindërtimin në Shqipëri.

Këtë e bëri të ditur sot Ministri i Jashtëm Federal Heiko Maas në Konferencën e Donatorëve në Bruksel:

Tërmeti i rëndë i nëntorit, që goditi Shqipërinë, mori 51 jetë njerëzish dhe shkaktoi dëme serioze. 

Gjermania ofroi menjëherë ndihmën e saj nëpërmjet ekspertëve të Agjencisë të Asistencës Teknike. Por tani bëhet fjalë për rindërtimin. 

Qytetarët në zonat e prekura kanë nevojë për banesa, shkolla dhe kopshte. Gjermania vë në dispozicion për këtë 11 milionë euro.

 Është një dëshmi e fortë e solidaritetit të BE-së me Shqipërinë fakti që Komisioni Evropian po koordinon asistencën ndërkombëtare të emergjencës dhe ka thirrur për këtë qëllim konferencën e sotme të donatorëve”, u shpreh Heiko Maas.

2 komente në “Pasojat e tërmetit, Gjermania i jep 11 milionë euro Shqipërisë për rindërtimin”

  1. askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten......[PLATO] says:

    vetem 11meleon evro ndihme!? mbeten minjte pa buke per 2 muj ne Gjermani………………

  2. Timi says:

    Vetëm 11 Mio Euro gjermanët direshtrenguar. Më shumë kanë dhënë shqiptarët. Dhe të mendosh që kanë disa miliardë taksa të mbetura tepër në Gjermani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje