Katër miliardë dollarë fonde për zbutjen e ndikimit të koronavirusit

18 Shkurt 2020, 12:30Bota TEMA

Singapori prezantoi sot buxhetin për vitin 2020 duke premtuar 4,02 miliardë dollarë fonde në ndihmë të bizneseve dhe familjeve të prekura financiarisht nga shpërthimi i koronavirusit.

Ministri i Financave, Heng Swee Keat, prezantoi masat në parlamentin e Singaporit, ku deklaroi shumën për të mbështetur agjencitë që po luftojnë koronavirusin në vend, ku janë konfirmuar 77 raste.

Heng paralajmëroi se shpërthimi do të ndikonte në ekonominë e tyre dhe se turizmi dhe trafiku ajror tashmë kishin pësuar rënie.

Linja ajrore “Singapore Airlines”, njoftoi sot se do të reduktonte përkohësisht fluturimet, për shkak të kërkesës së dobët si rezultat i shpërthimit të Covid-19.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje