Bashkimi Sovjetik, shtet i krijuar ilegalisht. Rusia nuk duhet të pretendojë trashëgiminë

17 Shkurt 2020, 19:52Bota TEMA

Rusia duhet të herë dorë nga pretendimi se trashëgimtare e Bashkimit Sovjetik. Kështu ka arsyetuar një gjykatës i Kushtetuese ruse, Konstantin Aranovsky përmes një opinioni shtuar një vendimi të muajit dhjetor për dëmshpërblimin e fëmijëve të viktimave të represionit Stalinist.

“Rusia nuk e bart sistemin legal sovjetik në kuptim të ligjit, por zëvendëson një shtet të dikurshëm të krijuar ilegalisht, duke bërë llogaritë me pasojat e aktiviteteve të tij, përfshirë represionin politik. Kjo e bën trashëgiminë – me transferimin të Rusia tëe angazhimeve të regjimit komunist sovjetik në represion dhe akte terroriste – të diskutueshme”, shkruan në opinionin e vet gjykatësi Aranovsky.

Mendimi i tij ka provokuar disa reagime. Agjencia shtetërore TASS citon gjykatën të jetë shprehur se askush nuk ndalon njeri të shprehë opinionet e veta, por në këtë rast opinioni i gjykatësit nuk ka peshë ligjore. Edhe zyra e Presidentit rus i ka cilësuar mendimet e gjykatësit si personale dhe sipas zëdhënësit të Putin, Dimitry Peskov: “Rusia është ligjërisht dhe praktikisht shtet pasardhës i Bashkimit Sovjetik”.

Një tjetër shtet që operon thuajse në të njëjtën hulli është Turqia e cila pretendon se trashëgon Perandorinë Osmane, por refuzon të njohë përgjegjësitë historike që rrjedhin nga veprimet politike të saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje