Ku fshihet hilja e 1.15 miliardë eurove

19 Shkurt 2020, 16:07Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Që kur ka përfunduar Konferenca e Donatorëve në Bruksel, që e joshi Shqipërinë me mirazhin e 1.15 miliardë eurove, një tabor mbështetësish të Edi Ramës po i bien më fort se kurrë daulleve të propagandës. Ashtu sikurse ndodh në regjimet më totalitare në histori, ku thuhet se luftën e fitoi Stalini, pallatet i ndërtoi Çaushesku, digat e hidocentraleve i ngriti Enveri, e gjitha po tenton të shitet si një meritë personale e njeriut të vetëm që simbolizon mbarë kombin.

Natyrisht, në raste të tilla edhe politikanë të tjerë, që i lënë një vend shumë më të vogël në aktivitetin e vet propagandës, reken t’i përdorin në favor të tyre ngjarje të tilla. Por në Shqipëri, ajo që ndodhi në Bruksel, po shndërrohet në karikaturë duke mbytur çdo lloj debati tjetër.

Sot, ne nuk dimë ende se sa nga ato para të premtuara janë doancione dhe sa kredi, madje edhe antarët e kabinetit qeveritar japin shifra të ndryshme. Sot, ne nuk dimë se sa aftësi ka Shqipëria për t’i thithur ato para në mënyrë që borxhi të mos shkojë kacafiu. Sot ne nuk dimë se sa e zonja është administrata jonë për t’i përvetësuar ato grante. Sot quhet herezi të përmendësh se eksperienca botërore tregon se vetëm gjysma e parave të premtuara mbërrijnë në destinacion.

Debatit racional dhe të ftohtë i janë mbivendosur klithmat me hosanna për liderin global. Në vend që të diskutohet se çfarë u arrit realisht në Bruksel, këtu çirren se si ishte përbetuar Rama se do t’i nxirrte paratë nga fundi i dheut; në vend që të kthjellohen shifrat, këtu i qahet halli liderit që ishte zgjuar i vetmuar natën e 26 nëntorit; në vend që të flitet se sa para është e mundur të mbërijnë në destinacion, këtu evokohet kalvari i Ramës, që duhet t’i gjente budallenjve dhe gratë e humbura pas tërmetit; në vend që të parashikohet se kur futen njerëzit në shtëpitë e reja; këtu glorifikohet roli i aktorit – lypsar për t’i  marrë para arabëve.

E gjitha kjo përpjekje që demonstron në mënyrë të neveritshme fytyrën autokratike të regjimit të Rilindjes i është mbivendosur si një tavan i xhamtë pyetjeve të zakonshme që do të ishin shuar në një vend normal: Sa zgjat koha nga premtimet e deri tek disbursimi i parave dhuratë? Deri në ç’masë duhet pranuar kostoja e kredive të buta? Pas këyre eurove që janë thithur, ç’duhet bërë me borxhin e fshehtë të koncesioneve dhe PPP-ve? A duhet të ridalë sërish qeveria në treg të hapur për eurobondin dhe deri në ç’masë duhet të kërkojë kredi të reja?

Në pikun e masturbimit verbal të dishepujve të Ramës, të ngresh pyetje të zakonshme quhet gati armiqësore. Duke glorifikuar autokratin në pushtet, ata po pengojnë një bilanc real të asaj që ndodhi vërtet në Bruksel.

Në këtë rast ata po sillen njësoj si dy vite më parë kur spërkateshin me shampanjë për hapjen e negociatave që nuk ndodhi kurrë. Ata janë i njëjti tabor që na kanë vizatuar Shqipërinë e pastruar nga hashashi i ç’rrënjosur nga policia e Saimir Tahirit, dhe po të zakonshmit që e komentonin si fitore ekselente rezultatin e Rilindjes në votimet e 30 qershorit.

Pikërisht fakti se ata janë hedhur sërish, si me buton, në skenë është një indicie që duhet të dyshojmë për atë që ngjau realisht në fillim të javës.

Le ti lëmë një moment t’i bien daulleve, le të durojmë edhe ca ditë hosanatë për padronin e tyre dhe vetëm pastaj, kur daullexhinjtë të lodhen, kur ahengu të pushojë, le të ulemi të qetë dhe të analizojmë fitoren 1.15 miliardshe të Edi Ramës. Për të kuptuar të vertetën reale të asaj që morëm dhe nuk morëm nga konferenca e kreditorëve, duke e zhveshur atë nga refleksi atavik për të glorifikuar tiranët.

24 komente në “Ku fshihet hilja e 1.15 miliardë eurove”

  1. Vrit nje politikan te korruptuar dhe hajdut says:

    E drejte, po ti ku e ke hilen??!!?!!

    1. Bureto says:

      @ vrit nje politikan….! Nuk ka asnje hile në të ashtuquajturen frik-analizen e kulishit Andi. Detyra e çdo kulishi ajo eshte, qe te kuisë. Ai thjesht po ben detyren ndaj atyre qe e financojne, të cilet njihen. i pari dhe me kryesori eshte doktori i Hisniut, babazotit të tij te ndjere. Në keto raste thuhet: Qente le të lehin karvani te ece perpara, pra të ndertohen shtepite e hallexhinjve qe termeti i tmerrshem, i la ne qiell te hapur.

  2. LULJA says:

    TI QENKE BOLE FARE

  3. lani says:

    o plehre gazetar …..o ndyresira e gazetarise ….

  4. Kalec Dega says:

    Ska hile apo sekret …..ai qe kupton mire, ndryshe je si lexuesit e Meros , me nje fjale lexo Temen te kuptosh Fitoren mbi Daleket..parja e francezit, anglezit e spanjollit nuk mbin ne peme…dhe ti dhe une do ti paguajme ne breza , milionat qe merr borxh Edvin Rames.

  5. Tuna says:

    Idioten, Ankohu ne Beograd se ata nuk t’i kane thene te gjitha.

  6. Totololi says:

    Per ndertimin e hidrocentraleve Enverin e ndihmoj edhe Hysniu. Fytyr e keqe.

  7. Timi says:

    Ik mor qelbesire…dole edhe ti ti bashkohesh korit te sorrave….hani mut te gjithe se Rames nuk i vini as tek thembra. Palaço komunist.

  8. cubi.matjan says:

    Dakort. Le te durojme edhe disa jave e muaj derisa te marim vesh pergjigjet e pikepyetjeve qe normalisht lindin ne te tilla raste te bujeshme ( termet & para) per shkak se mundesia e abuzimeve dhe … me … jane me te medha ne ekonomine e tregut te lire sesa ne ate te centralizuar. Pyetja extra qe me lind mua eshte: po ti zoti gazetar pse nuk pret, duron, bashke me ne po, hidhesh e perdridhesh rresht me rresht me spica e me lojra fjalesh qe lene shije te hidhura? A nuk eshte kjo nje jellje vetiake tendencioze apo, nje lloj propagande per ndotjen e truve te njerezve paraprakisht sakaq, po sipas teje, lipset durim kolektiv??? Thirrje per durim, nga nje gazetar i paduruar!!

  9. Lush berbali says:

    E gjete dhe ti ,nje arsye….?
    Taman siç ka thene Xhoda ,baj ça baj e haj kaj mut ndojhere.
    Vetem.e paske lexu Çapajev Gjokutajn.
    Ashtu si u the ti para 18 shkurtit 2019…digjini mandatet.
    Dhe i dogjen.
    Hani mut rrugeve tani bashke me Ilir hajdutin .

  10. Ziguri i qorrit says:

    Fshihet te ajo qe ka Vera nen shale

  11. Salbeu says:

    A ore bushat a ore bushat pse sa herë merr kalemin të shkruash kam mendimin se ja fut pordhës . Mëso ore debil si shkruhet , shkruaj realitetin dhe të jesh krenar jo zuzar. Mos je gjë nip i hysniut ti mor djalë e po je tamam pelivan or qen nip qeni.

  12. O je nipi Hysniut ose je kopil, zgjidh e mer says:

    Po qe se te dhimsen kaq shume Shqiptaret sa po ju qan hallin se do ti mashtrojne, bej nje gjest humanitar per shpirtin e gjyshit tend qe ka male mekatash mbi kuriz: Leshoi vilen tate ndonje familje qe i eshte rezuar nga termeti, por lere aty Gjyshe Viton dhe mami Veren te gezojne tani ne pleqeri.

  13. Beni says:

    Foli dhe ky zedhenesi nr.2 i Ilir floririt.Te Open te gjithe budallalleqet qe fliste Ilir floriri kthehej me fytyre nga Andi Bushati i cili ja miratonte duke tundur koken.Ky eshte fytyra me e poshter e gazetarise shqiptare.

  14. katarakti says:

    Shkrim i mbushur me helm dhe maraz. Kane ngelur pa parà analët qe kur iku Bechetti dhe gjithçka iu duket e zezë. Race e poshter që nê gen. Kesaj i thonë: bêmë baba të të ngjaj”! Dhe ky i ngjan dajes se tij, kriminelit dhe mikut të Enverit, Hysni Kapos.

  15. Edi says:

    O Bushat o qelbesire sa e kollajte eshte te besh analiza e te kritikosh te tjeret qe punojne.cfare bere ti dicka te dobishme per shoqerine.ju parazite,dembele llapaqene e shpirt zinje,qe gjithe jetes tuaj nuk ju ka thene kush ‘puna e mbare’duhet te heshtni rrini neper kafe rrini neper studio tv por lereni te qete ata qe mundohen per kte vend qe te ece perpara.

  16. Mos mbifte rrace e tille says:

    Mjaft o shemtirat e vendit qe ndillni vetem zi ,e cmendet Keta popull me mbrockullat tuaja me shpifje monstruoze vetem qe te nxirni fitues Humbesa e humbameno vetem se kini inat Ramen e ate qe arriti te mbledhe per popullin Pa na thuaj o fytyre e mendje e deformuar cila do ishte rruga qe ta rindertohen shkaterrimet ne kete shtet qe u la I varfer nga gjyshi yt e soji I Kapove, nga doktori super hajdut I gjyshit tend qe si duket pas gjyshit ka marre “ mesimet”si te na rrjepe ????!!!!!!! Me cfar mund te ndertohen??? Turp qe e quan Ramen lypsar kur beri te pamunduren per vendin e vet e se neqofe se nuk do I kishin dhene gje nuk imagjinohet si do e kishit perdorur gojen e mendjen tuaj te qelbur per ta diskretituar Qepeni ha…en e lereni te punoje . Si do I shpenzoje kini te drejte te kontrolloni , por jo me fjale ne hava

  17. Atdhetari says:

    Të Ashtuquajturit e shumtë Analist-a (ANALESHË) ku bën pjesë dhe T’i o “Famoz” Bushat. Për të Gjithë ju të Farës Analista “(ANALESHË) e kuptoni drejt domethënien e kësaj fjalë!? Ju jeni Partiake dhe INTERESAXHINJ! Ju VETËM Analiza NUK BËNI! Me Largimin e Intelektualëve të Mirëfilltë ju Thjesht më Ndihmën e Partive dhe si Injorantë e Dallkaukër Zaptuat Studio Televizive dhe i “mbushni” mendjen atyre pak njerëzve se T’i dhe kolegët Tuaj Jeni Zeusi i Gazetarisë Shqiptare. Pa le kur Flisni dhe Kritikoni Shtete të Fuqishme e të Zhvilluara e u tregoni se si duhet të jetë Demokracia dhe kur duhet bërë Revolucioni etj. A thua se ç’do Veprim që marrin USA, BE dhe OKB kalon nga Ju njëherë. Po s’i Nuk i Thirret njëherë mendjes që Populli Shqiptar NUK JU PJERDH! Ta Lëmë Botën që një pjesë e Konsiderueshme e Shteteve Nuk e di s’e ku bie Shqipëria e jo më të dinë për ANALESHËT e Shqipërisë. Niveli i Juaj është i kufizuar nga Drejtuesi i Partisë deri tek ai i Studios TV! Dhe që Ju njihni vetëm Xhepin, pra Paranë dhe Jo Nivelin apo Karakterin (ato për ju jetojnë më Planet tjetër). Ju NUK E DINI SE VETË FJALA ANALIZË NË Ç’DO LLOJ FILOZOFIE PËRJASHTON Ç’DO Mbret, President, Parti etj. Ju LËPIFTË MUTI NË ANALIZA QË BËNI! Edhe kur ka Diell u thoni Njerëzve se:”Nuk është Diell por Pika Shiu”!?

  18. Babale says:

    Cudi e madhe !? Po ne mileti pse nuk kemi kaq mend per te gjetur hilet e Rames!? Sa i poshter ky Rama , po pse nuk na i tregon te gjitha !? Po duhet te dale nipcja i “Besnikut te partise” e t’na i ckoqise nje e nga nje. Jane shum te thella keto pune dhe jo te gjithe ne mileti i kuptojme. T’me rroc o nipce!

  19. shqip says:

    Si mund të mungojë në këtë kazan një si Andi I gjyshit të kuq ? Do ishte habi sikur të mos shkruante, ose po të thoshte dy fjalë pozitive. Po këtij I është prishur ADN që pa lindur akoma. Këta duken sikur u kanë bere transfuzion me helm në vend të gjakut. Thënë më shkoqur, Shqipëria mban shumë plera si puna e tij, ( nipi I kuq). Dhe kësisoj lëngon nga era e qelbur e kazanit. Bekuar ato vende që nuk kanë kellira të tilla, ashtu siç ka në Shqipërine e shkretë.

  20. Tur durrsaku says:

    SA VJEN E BEHESH ME I VOGEL O BUSHAT….DERI SA DO ZHDUKESH DHE ASKUSH NUK DO TE SHOHI ME DOT…SE DO KTHEHESH NE INSEKT ERRESIRE….

  21. Star says:

    Te gjitha i the mire more nipce,por per punen e hidrocentraleve kane pase thene qe i ndertoi Enveri se bashku me Hysniun,besnikun e partise.

  22. gardisti says:

    Hileja e 1.15 miliard eurove fshihet tek mardhenia qe ka patur Saliu me Veren or kopili i Bllokut dhe nipi i Vitorise !Kete tashme e dine te gjithe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje