"Mos hajde më në Serbi", Vuçiç sherr me ministrin gjerman: Beogradi nuk do të dërgojë më infermierë në Gjermani

21 Shkurt 2020, 10:20Rajoni TEMA

Serbia ndërpret papritur dërgimin e infermierëve në Gjermani, bën të ditur gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Grindje mes Vuçiçit dhe ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn.

Gjermania ka nevojë urgjente për infermierë e kujdestarë pleqsh. Pa fuqinë punëtore nga jashtë shumë klinika e spitale në Gjermani nuk do të mund të funksiononin. Nevoja megjithatë është ende e madhe. Sipas përllogaritjeve të ndryshme ende mungojnë në Gjermani, 50.000 deri në 100.000 forca punëtore në sektorin e shëndetësisë. Këtë krizë, Gjermania përpiqet të zbusë me tërheqjen e infermierëve të kualifikuar nga jashtë.

Vendet e Ballkanit janë ndër vendet, nga ku Gjermania dëshiron të tërheqë infermierë. Në Gjermani vijnë infermierë nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut. Në bazë të një projekti të “Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, GIZ dhe Agjencisë Federale të Punës, BA, “Triple Win-Projekt” janë bërë marrëveshje edhe me Serbinë, Bosnjen, Tunizinë dhe Filipinet.

Nuk duhet të ketë qenë lajm i mirë për Ministrinë e Shëndetësisë në Berlin ai i së enjtes, kur u bë e ditur papritur, se Serbia ndërpret dërgimin e infermierëve në Gjermani. Madje këtë marrëveshje Serbia mund ta ndërpresë plotësisht vitin e ardhshëm. Sipas ministrit të Shëndetësisë, Zoran Gjordjevic, një marrëveshje aktuale është pezulluar dhe Serbia mund ta anulojë tërësisht marrëveshjen me Gjermaninë vitin e ardhshëm.

Grindja Vuçic-Spahn

Në këtë kontekst kanë marrë një aktualitet të ri disa deklarata të Vuçiqit në një intervistë televizive nga fundi i vitit 2019, të cilat janë sjellë këto dy ditë në mediat gjermane. Në këtë intervistë televizive, presidenti serb, Aleksandar Vuçic ka përmendur ministrin gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn, që vitin e kaluar ishte në Kosovë dhe Meksikë për të tërhequr fuqinë punëtore në shëndetësi.

Me tone kritike Vuçic është shprehur për turet e ministrit Spahn për marrjen e fuqisë punëtore. Agjencia gjermane dpa dhe gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, citojnë Vuçicin me fjalët: “Ai thotë: Unë vij në Serbi dhe ju marr infermieret tuaja. Ia kam thënë në fytyrë, nuk dua që të vish në Serbi dhe të marrësh infermieret e mia. Të vlerësoj, je një ministër i shkëlqyer. Ke sistemin shëndetësor më të mirë në botë. Por mos hajde në Serbi”.

Ministria gjermane e Shëndetësisë nuk donte t’i komentonte këto deklarata. Por thuhet, se Jens Spahn nuk ka kërkuar asnjëherë në mënyrë aktive infermierë në Serbi. Vetë ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka reaguar të enjten ndaj deklaratës së Vuçiqit. Sipas “Frankfurter Allgemeine Zeitung” Spahn i ka hedhur poshtë akuzat e Vuçiqit, që me gjasë i është referuar Spahn me fjalët, ai do të “marrë” infermiere atje. Spahn është përgjigjur, se lexoj “sot për biseda me të, që unë nuk i kam zhvilluar kurrë në këtë formë.”

Edhe një zëdhënëse e Agjencisë Federale të Punës është shprehur lidhur me deklaratat se mund të pezullohet marrëveshja, se “kjo nuk është mirë për ne, por sigurisht, që ne e respektojmë këtë vendim”. Edhe GIZ ka formuluar një qëndrim të njëjtë. Agjencia Federale theksoi megjithatë, se dihet ndërkohë, që në Serbi aktualisht shihet “më me kritikë, se më parë” një kalim i forcave të punës nga Serbia në Gjermani.

Infermierët e rinj ndeshin në vështirësi

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn gjithmonë ka theksuar, se marrja e fuqisë punëtore të infermierëve është vetëm një pjesë e zgjidhjes për zgjidhjen e krizës së mungesës së personelit. Por kritikët e tij në Gjermani thonë, se pengesat janë më të mëdha se mendohej. Shoqata Gjermane e Caritasít paralajmëron ndërkohë për “qëndrime postkolonialiste” sipas motos “mjafton që ne në Gjermani zgjidhim problemin”. Presidenti i Caritasit, Peter Neher, në Europën Lindore thotë, se që tani mungojnë infermierë e mjekë. Edhe integrimi i infermierëve të rinj nuk është aq i thjeshtë sa mendohej.

Një studim i fondacionit “Hans-Böckler” i vitit të kaluar konfirmon, se shpesh përballen dy koncepte të kujdestarisë e infermierisë me njëra-tjetrën. Në spitale studiuesit kanë konstatuar dy kampe -atë të infermierëve të konsoliduar dhe atyre të rinj të ardhur nga vende të tjera. Në mjaft vende origjinë, infermierët ndjekin shkollën e lartë dhe marrin përsipër edhe detyra të mjekut. Të kujdesesh për ushqimin apo higjienën e pacientit është e pazakontë për infermierët e rinj të sapoardhur. Shumë vetë kanë kështu ndjesinë se duhet të punojnë “nën vlerë”.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Punës në Gjermani në kuadër të projektit “Triple Win 2013” kanë ardhur në Gjermani 5797 infermierë nga Serbia, Bosnja, Filipinet dhe Tunizia.

12 komente në ““Mos hajde më në Serbi”, Vuçiç sherr me ministrin gjerman: Beogradi nuk do të dërgojë më infermierë në Gjermani”

  1. emigranti says:

    Bravo Vucic mos i ler te largohen sepse ketu ne Gjermani ata Infermieret qe vijne nga Ballkani lajne bythen me mut pleqeve Gjermane dhe punojne neper Azile . Edhe Rama duhet te beje te njejten gje.

    1. Me thene te verteten: says:

      Hahaha, me mire ti lashe bythen gjermaneve se sa te vdesesh per buk se keshtu thote buz pilli Vucic duke e mbajtur popullin serb me iluzione!

  2. Shqiptarja says:

    Ju prish gjiza Gjermanise per serbet…nuk e shikon
    Ballkani mbetet nje kenete…korrupsion dhe depresion?

  3. Flamuri says:

    Te marrin infermieret tone.Nuk e di se çu duhen serbet.Ata jane katila.

  4. Wth says:

    Ne rradhe te pare ka nje keqinformim me dashje pa saktesuar se kerkohen ndihmes infermiere ( nurse aide) dhe jo Infermiere ( Nurse). Pra perfitohen nivele te larta, punonjese me shkolle te larte per vende pune qe kerkojne shkolle te mesme ose kurse trainimi. Nuk eshye koncepti ndryshe ne Gjermani per cfare detyra ben nje infermiere, por eshte keqperdorim me dashje.
    Trajtimi qe i behet me page etj eshte per nje ndihmes infermiere. Prandaj mos thone se kerkojme Infermiere. Aq me keq kur behet me dashje dhe e organizuar …
    Po ashtu duhet te kete nje pergjegjesi nese terheq ne menyre te organizuar ( hap kurse gjuhe etj) , qofte infermiere dhe mjeke te cilet jane te shkolluar me taksat e sakrificat e nje nje vendi me veshtiresi. Nese ke nevoje dhe mungesa duhet te plotesoje vete nevojat ose te kontriboje ne menyre te rendesishne ne sistemin shendetesor, arsimor, te atij vendi, qe te mos quhet shfrytezim.

    1. Homer says:

      Ore ti me nick te komplikuar E vertet qe Vijne si infermiere por kur vijne ketu bejne punen si infermiere (Krankenschwester) por edhe i lajne pleqte (pflegehilfe) pra bejne 2 pune OK

  5. Pellazgos says:

    Doctoret dhe infermieret jane ne dy kampe thote articulli.
    Ata qe jane te consoliduar d.m.th jane Gjermanizuar dhe atyre te rinj qe nuk jane gjerlanizuar.
    Gjynah Gjermania,sa “vuan” e shkreta per Specialiste apo bijte e Nenave qe Shteti apo familja kane shpenzuar nje jete te tere kursimesh dhe keta i duan gati.
    Hajde mbushu mendjen “Pellazgeve” islamike qe besojne akoma se Sulltani i tyre 500 vjecare ishte “Ilyre apo Pellazge”.
    Nuk e dine qe Kombi eshte i Shenjte dhe per te treguar Dashurine,Respektin,Nderin per Te eshte te Sakrifikosh,te Luftosh dhe jo te ndrosh Identitet sa here te japin Dollare apo Lireta turke.

    1. undefined says:

      Permbaju…Temes…o kkkkkk me zile….IDIOT….

  6. Populli says:

    Bravo Vucic me di jitet per bashkombasit e tij …kete fuhet te beje edhe Rama…

    1. nysret hoxha says:

      O popoll thuaj bravo ministrit gjerman të shëndetësisë, bravo vuqiqitdo ti thuhej sikur ti punësoj mjekët dhe teknikët në serbi.

  7. Mich says:

    Sa njerez kan kontribuar (pervec families)me tatimet e tyre per nje femije nga cerdhia deri sa ai del per pune.Si mebdoni ju ne nuk jemi pasuria e atij shteti qe ka finanzuare per neve qe nga cerdhia deri ne Universität. Po do Gjermania apo kush do tjeter njerez te gatshem per Pune duhet qe 20% te tatimeve qe mba nga ai person ti investoje ne ate shtet nga vjen personi ndryshe kjo quhet vjedhe pasurie.Dhe mos thoni se na ndihmon BE se te gjitha jane paret tona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje