Haradinaj sulmon Albin Kurtin: Eshtë mashtrues, e vetmja gjë që mund të realizojë është kthimi i Serbisë në Kosovë

21 Shkurt 2020, 09:12Rajoni TEMA

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka goditur kryeministrin aktual, Albin Kurti, duke thënë se ai do ta kthejë Serbinë në Kosovë.

Haradinaj në një intervistë për Klan Kosova ka thënë se e vetmja gjë e realizueshme nga kryeministri Kurti do të jetë kthimi i Serbisë në Kosovë, pasi sipas tij, heqja e taksës e kthen Serbinë sërish në Kosovë.

“E vetmja gjë e realizueshme që mund të jetë nga Kurti është kthimi i Serbisë në Kosovë. Kurti është mjaft i devotshëm me kthy Serbinë në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.

Me tej ai e ka quajtur mashtrues Kurtin dhe ka treguar se ofertë e kujt është heqja e taksës.

“Albin Kurti është një mashtrues. Është oferta e tij dhe Vjosa Osmanit që me e heqë taksën. Heqja e taksës është vërtetë kthimi i Serbisë këtu’’, ka thënë Haradinaj.

Kryetari në detyrë i AAK’së, gjithashtu ka thënë se nëse e heqë taksën, do të ketë shumë të rijnë që do ta gjuajnë me vezë në kokë Kurtin.

2 komente në “Haradinaj sulmon Albin Kurtin: Eshtë mashtrues, e vetmja gjë që mund të realizojë është kthimi i Serbisë në Kosovë”

  1. Koso Vari says:

    O Mero coji nje fjale Edit e Albinit mos e degjojne ate Grenell-in. Me ca degjojme ai qenka nje cope magjar me keq se Trump-i. Hiqini zvarre muhabetet derisa te kene te beni me njerez me mend, se keta Trump-istat jane te papergjegjshem dhe shohin vetem hesapet e tyre. Te tjeret u duken milingona per ti shkelur me kembe.

  2. Zhaku i Pamposhtur says:

    Te lutem or taj Hajredinaj, mos u merr me politike! Taksa eshte varr per Kosven.
    Kethimi i Serbise (sic e quan ti) ne Kosove, nepermjet tregetise, nuk eshte gje e keqe per Kosoven. Zaten sa me shume tregeti me te tere, aq me mire. Nuk mund te vetizolohesh nga bota, sepse urren te tjerret. Ti Hajredinaj duhet te shkosh tek psikiatri, sepse lufta te ka lene me te meta mendore.
    Kurti duhet ta kish hequr me kohe taksen dhe te kish filluar procesin e paqes me Serbine. Duke u marre me ty dhe Salen nen moton “e lagu se lagu”, ne vend te perpiloje planin e bisedimeve, ne vend te pyesi te mencurit dhe specialistet, ne vend te bej aleate kundershtaret, duke u marre me ty, i frikesuar nga trimi Hajredinaj, po mundohet tu mbush mendjen budallenjve se ai eshte me ta. Po ben armiqe aletaet e dikurshem, po ben armike Ameriken dhe Shqiperine, etj etj.
    Ne fund do brohorasim: Te rroje sa mealet Bac Hajredini kokshiniku! Poshte Kosova e pavarur! Poshte Amerika. Te rroje sa mallet Sala Baca I gjitheshqiptareve. Rrofte Sali Serbi! Poshte Shqipera! Rrofte Serbia! Me mire nen Serbine, se sa nen Ameriken!
    Amerika eshte kunder Sales dhe Hajredinaj. Serbi eshte me Salen dhe me politiken e Hajredinaj te shtyhen bisedimet.
    Bota eshte bere mish-mash. Nuk e njeh qeni te zone. Hajredinaj dhe Sala nuk njohin Ameriken si memen tone. Ata njohin Serbine, si memen e shqiptareve.
    Shqiptare o te mjere: Kuptoni qe politikanet nuk dallohen nga fjalet, por nga vepra. Ata qe na vene kunder Amerikes, krijuesit te Shqiperise dhe Kosoves, jane armiq! Ky duhet te jete kriteri i pare dhe i vetem, per te kuptuar te verteten ne kete mish-mash dallkaukesh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje