Haradinaj thirrje Kurtit: Mos hiq taksën për tu rikthyer në dialog. Kërko njohje reciproke në kufijtë ekzistues

19 Shkurt 2020, 14:30Rajoni TEMA

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është drejtuar sërish kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me taksën 100 % për mallrat të cilat vijnë nga Serbia.

Haradinaj ka bërë thirrje që Kurti të mos e heq taksën derisa të marrë kontratën finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

“Albin, Ke ofertu heqjen e taksës, e po të ofrohet kthim në procesin dialogues, tashmë të konsumuar e komprometuar.

Mos e heq taksën për rikthim në proces të konsumuar e komprometuar, por oferto për kontratë finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

Kosova i ka dakorduar tri të drejta: Asociacionin në bazë të Kushtetutës, të drejta të zgjeruara për komunitetin serb sipas orientimit të Planit të Ahtisarit, dhe status të veçantë për Kishën Ortodokse Serbe sipas Projektligjit për Liritë Fetare.

Oferto heqjen e taksës për Kontratën Finale për njohje në kufijtë ekzistues, jo për rikthim në proces dialogues tashmë të konsumuar e komprometuar.

Nëse shkon rrugës së parë për kontratën finale për njohje, do ta kesh përkrahjen time dhe të Aleancës. Nëse vazhdon me ofertën për kthim në proces të konsumuar e komprometuar, do të të mbajmë përgjëgjës për pasojat.“- shkruan Haradinaj. (TemA)

4 komente në “Haradinaj thirrje Kurtit: Mos hiq taksën për tu rikthyer në dialog. Kërko njohje reciproke në kufijtë ekzistues”

  1. lulu says:

    Degjoni se cfare thote GOMARI RAMUUUUUSH….

  2. Ndroqi says:

    Sot per sot Kosova vetem nje burre ka per negociata,ai eshte mut-muti Berat Buzhala,ju siguroj qe kjo hale I di te gjitha.

  3. RAMBUSHI says:

    PO KY BOLJA I KOSOVES PSE BERI DOREHEQJE TE QENDRONTE E TE KUNDERSHTONTE TAKSEN ..
    O ZOT KETA JANE AFGANE .

  4. LULJA says:

    PUNE KOQEVARESH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje