Ballkani Perëndimor është rajon strategjik për BE-në dhe Parlamenti Europian do të japë kontributin e tij për mbështetjen e Ballkanit Perëndimor në Samitin e Zagrebit, deklaroi presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli.
Deklaratën e sipërcituar, Sassoli e bëri gjatë një takimi me kryeministrin teknik të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski në Bruksel.
Në takimin ku mori pjesë edhe zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështjet Europiane, Bujar Osmani, kreu i PE-së dha mbështetjen e plotë për të gjitha hapat reformuese të MV.
”Në takim u theksua se Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja me Bullgarinë janë shembuj në rajon dhe shtyllë e së ardhmes evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe se vendi mbetet konsekuent ndaj detyrimeve për zbatimin e marrëveshjeve të cilat paraqesin shembull për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe”, thuhet në njoftimin e qeverisë maqedonase.