E krahasoi me ish ministrin e Hitlerit për propagandën, Serbia notë proteste Tiranës për Cakajn: Tregoni respekt për Vuçiçin

18 Shkurt 2020, 17:07Rajoni TEMA

Serbia i ka dërguar zyrtarisht një notë proteste Shqipërisë lidhur me komentimin që i bëri ministri i jashtëm në detyrë Gent Cakaj deklaratës së Presidentit Aleksandar Vuçiç për masakrën e Reçakut.

Vuçiç e mohoi që ajo çfarë ndodhi në Reçak në vitin 1991 të kishte të bënte me një masakër por Cakaj reagoi ashpër më 6 dhjetor me një status në FB, jo vetëm duke thënë që Vuçiç silelt si ministri i propagandës së Gjermanisë naziste, Joseph Goebels, por edhe tha se mohimi i saj është akt kriminal.

Por Serbia një ditë pas deklaratës duket se ka reaguar dhe i ka çuar një notë proteste Shqipërisë duke theksuar se

“Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë shpreh respektin e saj ndaj ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd dhe shpreh protestën më të ashpër me rastin e deklaratës së turpshme të Ushtruesi të Detyrës së Ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj, i cili presidentin e Republikës (Serbisë) e krahason me Josef Gëbels.

Deklarata të tilla në asnjë formë nuk i kontribuojnë përpjekjeve që jemi duke i bërë për avancimin e raporteve të dy vendeve tona dhe marrëdhënieve të përgjithshme në rajon. MPJ e Serbisë pret që Shqipëria t’i dënojë këto deklarata dhe të distancohet nga to. MPJ e Serbisë shfrytëzon këtë rast që Ambasadës së Shqipërisë t’ia ritheksojë respektin e lartë”- thuhet në letrën zyrtare të autoriteteve serbe.

Kujtojmë se Gëbels ishte ministri i Hitlerit për propagandën.

2 komente në “E krahasoi me ish ministrin e Hitlerit për propagandën, Serbia notë proteste Tiranës për Cakajn: Tregoni respekt për Vuçiçin”

  1. Baton DR says:

    Ashtu de…kështu është kur luan edhe shteti me facebook si adoleshentët…
    Tani pas 100 vjetësh historia do të thotë që Shqipëria fyeu rëndë Serbinë dhe jo e kundërta ..pasi vetëm ata kanë prokolluar letër zyrtarisht

  2. Baliu says:

    Ajo qe ka thene Cakaj qendron, madje per serbet heshtas eshte nje lavdate. Vojisllav Sheshel bosi i Aleksander Vuqiqit, thuhej se ka qene doktori me i ri shkencave ne Jugosllavi, kurse tema e doktoratures ka qene pikerisht jeta dhe vepra e nacistave gjerman. Shum nga ato njohuri Shesheli dhe jo vetem, i ka zbatuar ne Kosove e gjetiu, dhe Vuqiq si minister i informimit (propagandes) pikerisht e ka luajtur rolin e Goebels-it. Nga kendveshtrimi i serbeve mund te thuhet se serbet kan vepruar me standarde europiane. Cakaj vetem e ka thene nje te vertete qe e dijne te gjith.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje