A është Gjermania, vendi europian që mallkon Vuçiç?

18 Shkurt 2020, 12:01Rajoni TEMA

Nga Enver Robelli

Sundimtari i Serbisë, Aleksandar Vuçic, duke vajtuar dhe akuzuar Gjermaninë (pa e përmendur direkt) se pengoi planin që Beogradi të merrte veriun e Kosovës dhe Anamoravën.

“Ky ka qenë një shans i madh për ne. E kemi humbur këtë rast”, tha Vuçic për televizionin Happy.

Përkrahësit e ideve të Vuçicit në Prishtinë prej verës së vitit 2018 kanë thënë se Kosova do të marrë Luginën e Preshevës dhe nuk do të japë “asnjë milimetër, asnjë centimetër territor”.

Me mbështetjen e Federica Mogherinit, lobistëve të paguar mirë dhe diplomatëve të pensionuar, por të etur për honorare, viteve të fundit në tavolinë është vendosur harta e Kosovës dhe janë bërë plane për copëtimin e saj.

Duke folur për dështimin e planeve të tij, Vuçic përmend presionin që ka pasur nga Europa dhe sidomos nga një shtet i fuqishëm për të realizuar marrëveshjen për energji.

Për çka flet këtu Vuçiç? Flet për linjën e interkonjeksionit mes Kosovës dhe Shqipërisë, një projekt i financuar nga një bankë gjermane dhe qeveria e Berlinit, dhe i bllokuar nga Beogradi.

Kjo linjë do ta bënte Kosovën më të pavarur nga importi i energjisë nga Serbia, edhe çmimi i rrymës, sipas eskpertëve, do të ulej.

Tregu i energjisë në Ballkan në pjesë të madhe kontrollohet nga oligarkët serbë.

Ata kanë lidhje me politikanë e oligarkë në të gjitha vendet e rajonit.

Andaj viteve të fundit ka pasur akuza se edhe qeveria e Sali Berishës e ka penguar linjën e interkonjeksionit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Por projektin nuk ka arritur ta shyjë përpara as qeveria aktuale e Tiranës, për shkak të bllokadave serbe.

7 komente në “A është Gjermania, vendi europian që mallkon Vuçiç?”

  1. Anna says:

    Pirdhe te shfryhesh shoku kosova eshte e serbise ka ligje nderkombetare , kosovaret jane kurdet palestineset e ballkanit nuk jane as per lufte e as per paqe as per dialoge ky qe eshte zgjedhur tani eshte super mashtues i pafyture fare
    Nje ultimatum nato e kfor do largohemi pasi qendrimi tyre nuk eshte i perjetshem cfzre do beje kosova do uli breket si gjithmone bolle me keto heroizma caji gjeni nje zgjidhje qe ti interesoje serbise e kosoves .
    Po na del trime rambushe krimineli qe nuk ka shkrehur nhe pushke.
    u vudita kur nje tropojane nga haklajt kishte carmatosur 250 trima kosovare te rugoves i lishte kthyer nha rruga keta nuk jane as per gje vetem per caj

    1. gjyshi says:

      Anna,
      Nga cila anë je, Anna?
      Gjithçka mund të jesh, po shqiptare jo se Jo.
      Kam kujtuar se në Shqipëri ka më pak idiotër, por mjafton NJË si puna jote…s’ di ç’të them, po e lë me kaq.

    2. KuTiKesh says:

      shko mer rrot..ka..

  2. Ay says:

    Ne Shqiperi ka shume njerez te semure psiqikisht, prandaj ju them popullit te Kosoves te mos i marrin seriozisht komentet anonime ne portale. Me mire te shfryjne mllefin ketu e mos te ikin te vrasin komplet familjen e tyre, te grabisin ndonje banke, te mbjellin droge apo te montojne tritol!

  3. Syhapuri says:

    Qe te gjeni pergjigje shkoni ne B92.com dhe lexoni reagimet e vet Serbeve se kush eshte shteti qe ka kerkuar venien e takses. Nga 102 komentues asnje nuk flet seriozisht. Njerzit tallen duke thene psh Luksenburgu, Maqedhonia etj etj ose ironizojne Vuciq duke lene te nenkuptohet se eshte vet ai qe eshte arkitekti i takses…
    Gjermania ishte kunder “shkembimit te territoreve”, por jo me rrugen e takses. Sipas reagimeve te serbeve qe e dine te verteten, arkitekti ishte Vuciq, per te dale nga bisedimet. Hhprehja e tij qe ishte nje shtet i fuqishem evropian, pa e permendur, eshte perpjekje per te mbrojtur spiunet e tij ne Kosove dhe Shqiperi qe duke punuar per Serbine, ja lane planin serb Haradinit ne tryeze si plan “patriotik”. Haradini e hengri “sapunin per djathe” sepse ka qejf te ngrefet kur e ferkon Sala…

  4. Baton DR says:

    Anna (Svetllana) ëshë nga Siberia me origjinë po ka ca kohë që ka marr shpi tek baza humanitare ruse në Nish të Serbisë….sa ka si Svetllana vërdallë kto ditë plakooooo
    Thuj ta kishin hap edhe knej nji bazë me Svetllana këta rusët…jan goca të mira

  5. Isa says:

    Kosova kurr ska qen e Serbis ,ne kohen e jugosllavis Kosova kishte statusin e veqant ne federaten jugosllave per ata edhe u prish jugosllavia pasi qe Serbia u mundua ta shuaj autonomin dhe statusin special ne federaten ketu nuk u pajtuan sllovenet as kroatet pra ketu filloj shperberja e jugosllavis ,Gjermanet me par e japin Munihun se sa veriun e Kosoves per ata bejn qmos edhe taksa duket se eshte nga Gjermanet ,sepse eshte rruga austri slloveni kroaci bosnje Kosove turqi qe e mbajn Gjermanet qe 100/vite qe nga lufta e qanakales ne dardanele

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje