Rexhep Qosja: Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen, marrëdhënia Rama-Kurti do jetë ndryshe nga ajo me Haradinaj

18 Shkurt 2020, 08:13Rajoni TEMA

Akademiku Rexhep Qosja u shpreh në A2 se Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen herët apo vonë, pavarësisht zërave kundër.

Teksa komentoi marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Tiranës, fërkimet që kanë ndodhur janë të pakuptimta dhe në kundërshtim me orientimin e Kurtit.

“Fërkimet, të cilat kanë qenë pak më të theksuara Rama-Haradinaj, më duken të pa kuptueshme dhe të çuditshme. Janë një popull, dy shtete, një kulturë dhe një të kaluar.

Tani, deshi fati, ishte një shans për shqiptarët, që ta shfrytëzojnë për shumëçka që t’i afrojnë marrëdhëniet e tyre që do të çojnë në një drejtim, që është bashkimi i Shqipërisë me Kosovën.

U bashkuan Gjermanitë, por kurrë Gjermania Perëndimore nuk e ka hequr prej Kushtetutës bashkimin. Këto fërkime janë të palejueshme. Këto janë në kundërshtim me orientimin e Albinit, por unë shpresoj se gjendja do të vijë duke u përmirësuar.

Këtu kemi intelektualë dhe akademikë që kanë shkruar Kosova ua ka thyer qafën dy perandorive, otomane dhe austro-hungareze, do ia thyejë edhe Shqipërisë.

Kemi intelektualë që mendojnë se duhet të krijohet edhe kombi kosovar. Çfarë do të thotë kjo? Ju lutem. Kush ua jep atyre këtë të drejtë? Çfarë përfaqësojnë ata që flasin kështu?! Populli shqiptar është ndarë me dhunë dhe për 100 vjet janë mbushur burgjet e Serbisë dhe Greqisë që kanë kërkuar bashkimit.

Shqipëria dhe Kosova do të bashkohet, sepse ky bashkim është më së pari në interesin e shqiptarëve. Unë mendoj se shtetet e Ballkanit, kur ta kuptojnë këtë punë do ta pranojnë. E kanë më mirë me një shtet shqiptar në BE se me një”, tha Qosja.

6 komente në “Rexhep Qosja: Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen, marrëdhënia Rama-Kurti do jetë ndryshe nga ajo me Haradinaj”

  1. Anti-Turko-Greku says:

    Hajt me sukses. Ti zhdukim turko shalet dhe filo greket njehere e mire

  2. Tironci says:

    I nderuar zoti Qosja , fjala e jote ne vesh te zotit.
    Ti jetofsh aq gjate sa ta shikosh ate bashkim.
    Por Bashkimin mos e prit nga politikanet tane, po u arrit kjo arrihet vetem nga populli.
    Serbia nuk ka hequr dhe nuk ka per te hequr kurre dore nga hegjemonia kunder popullit Shqiptar, dhe per kete serbet kane investruar, po investojne dhe do te investojne gjithmone per agjente te tyre ne politiken Shqiptare.
    Kete na e ka treguar Historia dhe per sa kohe qe ne populli nuk i tregojme vendin te gjtihe atyre politikaneve qe luajne bishtin dhe e dredhin me serbin, Bashkimi nuk do realizohet kurre.
    Me teper po punojne e kontribuojne djemte e vajzat e Shqipes me ane te sportit apo muzikes se sa legenat e politikes.
    Pac gjithmone nje mendje te kthjellet e nje jete te gjate.

    1. i cudituri says:

      Po ti Tironc ce pandeh veten qe flet ne emer te popullit, o kollodok!!!!

  3. Klimax says:

    Te pallogjikshme argumentet e Qosjes. Kosova eshte nje shtet i ri i formuar ne baze te nje rezolute te Kombeve te Bashkuara qe administratohet nga UNMIK dhe siguria ruhet nga KFOR. Kosova me vetshpalljen e pavaresise eshte perpjekur per njohjen e saj ne bote, por deri me sot kjo nuk eshte njohur zyrtarisht nga Kombet e Bashkuara. Megjithe perpjekjet e medha per njohje dhe mbeshtetjen e Perendimit ne kete drejtim, realiteti eshte se ky proces ndodhet ne vend numero. Kur ka kaq veshtiresi per Kosoven te njihet si shtet i pavarur, si mund te mendohet qe nje bashkim (Shqiperi-Kosove) eshte ceshtje kohe?! Ne qoftese per njohjen e pavaresise, Kosova, pervecse Serbise, ka kundershtare vende te medha dhe me te drejte vote si Rusia e Kina, per bashkimin me Shqiperine, ke ka pro? Ne rajonin e Ballkanit popullsi shqiptare ka edhe vende te tjera si ne Malin e Zi dhe Maqedonine Veriore. Ne qoftese do arsyetojme me idene nje komb nje shtet, atehere perse duhet ti bashkohet Shqiperise vetem Kosova dhe jo edhe territore me popullsi shqiptare te Malit te Zi e Maqedonise Veriore? Eshte e realizueshme kjo? Sigurisht qe jo! Dhe arsyet jane te shumta. Pa llogortur ketu jo vetem mungesen e mbeshtetjes nga Perendimi, por edhe kundershtimin e ashper te tyre, Shqiperia ne vetvete nuk eshte as fuqi ushtarake, as fuqi ekonomike dhe as nuk mund te behet. Sa e kuptueshme dhe e pranueshme eshte per shqiptaret nje “Serbi e Madhe”, nje “Bullgari e Madhe” apo nje “Greqi e Madhe”, aq e kuptueshme dhe e pranueshme eshte nga shtetet e Ballkanit nje “Shqiperi e Madhe”!
    Shqiperia e Kosova nuk mund te krahasohen me bashkimin e Gjermanise. Kjo per arsye se Gjermania ishte shtet i perbashket para ndarjes, ndersa Shqiperia ne pak me shume se 100 vjet pavaresi nuk kishte kishte kurre ne shume territor nga sa ka sot.
    Problemi eshte se ku eshte e keqja e te qenit dy shtete shqiptaresh? Le te marrim si shembull Greqine dhe Qipron. Edhe keto dy vende nuk ishin kurre nje shtet i perbashket. Qipro kaloi nen administrimin e Britanise se Madhe ne nje marveshje me Perandorine Osmane ne vitin 1878. Per me shume se 80 vjet Qipro ishte koloni britanike. Mbas marrjes se pavaresise (1960) levizja nacionaliste ne Qipro kerkonte dicka me shume, bashkimin me Greqine. Nje enderr qe ne vitin 1974 nen agresionin ushtarak turk perfundoi ne nje tragjedi kombetare qe po e vuajne akoma dhe sot te dya komunitetet e ndara qipriote. Megjithate ato jane dy vende, dy shtete ne BE, dy zera, dy vota dhe sigurisht, shume e shume here me te zhvilluara e te fuqishme se Shqiperia e Kosova.
    Mundesia eshte te jene dy shtete, perpiquni per kete, ne te kundert mund te ngeleni pa gje!

    1. tani durres says:

      Pse futesh ktu mer palaco.
      Hik mer komento ne gazeta greke

  4. Bekim Peja says:

    URREJTJE ME PASOJA TË MËDHA

    As kryeministri i Serbisë mbretërore, Nikolla Pashiqi, as ministri i Sigurimit të Brendshëm Shtetëror – UDB-së së Serbisë dhe Jugosllavisë Komuniste, Aleksandër Rankoviqi e as kryetari i Serbisë pseudodemokratiko-fashiste, Sllobodan Millosheviqi, që aq shumë e kanë dëshiruar zhbërjen e shtetit shqiptar, nuk kanë propaganduar kaq haptas, kaq botërisht, aq urrejtje shoviniste kundër Shqipërisë sa e si po propagandon Masmedia e Prishtinës me disa radio, televizione e portale, e sidomos me televizionin T7 dhe me gazetën portal “Express”.

    Kjo urrejtje ndaj Shqipërisë shtetërore nuk është urrejtje as e çastit e as e rastit. Jo. Kjo është urrejtje me motive jo vetëm politike më gjatë e menduar dhe më gjerësisht e organizuar dhe e strukturuar!

    Kësaj urrejtjeje të organizuar shoviniste brendakombëtare kundër Shqipërisë, me të punësuar e bashkëpunëtorë, me ide, me mendime, me projekte, me propozime po i kontribuojnë edhe ndonjë institucion e edhe individë të tjerë të këtushëm.

    Është naivitet të besohet se këtë urrejtje shoviniste brendakombëtare ndaj shtetit shqiptar, Shqipërisë, nuk e nxisin edhe mjete financiare të brendshme e të jashtme!

    Dhe, është e palejueshme të presim gojëmbyllur e të shohim se çfarë pasojash, dhembjesh e plagësh po i sjell kjo urrejtje e propaganduar aq gjatë e aq vendosmërisht njësisë së Kombit shqiptar dhe marrëdhënieve të Dy shteteve shqiptare!

    Në qoftë se nuk janë mirëkuptues të kësaj urrejtjeje të propaganduar haptas, botërisht e pa ndërprerje tani e sa kohë kundër Shqipërisë, institucionet e larta politike e shtetërore të Kosovës do të duhej të marrin qëndrim ndaj bartësve të saj siç po marrin shtetet e mëdha të Bashkimit Evropian ndaj propaganduesve të organizuar të fashizmit dhe të nazizmit në jetën e tyre politike, shoqërore e shtetërore.

    Heshtja e tyre ndaj saj s’mund të kuptohet ndryshe përpos si pajtim me të!

    Rexhep QOSJA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje