I dërguari i Trump e quan lajm të rremë se SHBA-ja favorizon shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

19 Shkurt 2020, 09:39Rajoni TEMA

Emisari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ndaj lajmit që theksonte se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende janë të hapura për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ambasadori  Grenell përmes tëitterit e quajti “lajm të rremë” artikullin e portalit Euobserver, të publikuar të marten, i cili theksonte se plani për shkëmbim të territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë ende konsiderohet nga ShBA-të .

Portali evropian citoi një deklaratë të Matthew Palmer, të dërguarit të posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, të dhënë të hënën e ku tha se “varet nga palët të vendosin parametrat e dialogut”, pasi u pyet për planin e shkëmbimit të territoreve.

Mirëpo, Richard Grenell ka kërkuar nga portali që për idenë është dashur të pyetej edhe ai para se të publikohej artikulli. Ka thënë se lajmi është i rremë dhe se ai nuk është i fokusuar në politikë, por në ekonomi.

“Lajm i rremë. Dhe, ju as që keni më keni kontaktuar për të më pyetur. Unë jam për atë që pajtohen palët – jam i fokusuar në zhvillim ekonomik, jo politikë”, ka shkruar  Grenell në tëitterin e  tij.

1 komente në “I dërguari i Trump e quan lajm të rremë se SHBA-ja favorizon shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë”

  1. Kuq e zi says:

    Prandaj pordhi ai plan i ballkanistanit sepse e shiten si plan amerikan
    Tani ka ngel me nxjerr provat se kush ishte pale me ate plan nga shqipot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje