Inovacion! Sa te duam e sa (s)na tremb!

20 Shkurt 2020, 11:55Rajoni TEMA

Nga Majlinda Bregu*

Sapo futem në dhomën time të hotelit në Bruksel një tufë me aplikacione shfaqen në ekranin e TV-së. Përpiqem të gjej “TV app”, që të dëgjoj ndonjë lajm, ndërkohë që vazhdoj kontrolloj pa ndërprerje si robot, email-e, mesazhe, whatsApp, Twitter, Instagram, në të dy telefonët e mi.

Por ekrani i TV është si dhomë dixhitale! Hajde gjeje ku dalin kanalet. Dhe unë dua vetëm të dëgjoj disa lajme në sfond, nuk po kërkoj lidhje me NASA-n! Më në fund kuptoj që mund të lidh TV me telefonat kështu që gjithçka është në rregull. Hap CNN ne telefon dhe shihe ne TV.

Ja, kështu jemi bërë thuajse të gjithë. Sic thotë Yuval Harari, që fatkeqësisht për mua, ka të drejtë: “Njerëzit janë vetëm një hap larg, shndërrimit në makinë”.

E pranoj. Mbase unë paragjykoj c’po ndodh me tekonologjinë sot, sepse më tremb fakti se si po na e ndryshon jetën revolucioni teknologjik. Dakord, krahasuar me rininë e sotme, unë jam thjesht një amatore entuziaste kur vjen puna për aftësi digitale.

Ndoshta kam frikë se disa shpikje ‘më duken coroditëse. Nëse revolucioni teknologjik dixhital është trend global, ritmi i përshtatjes dhe reagimet e politikave janë ende —për mirë apo për keq – kryesisht kombëtare ose rajonale.

Megjithatë, ende pyes veten se sa të aftë jemi ne, të këtij rajoni, të gjejmë atë ‘gjilpërën në kashtë’ në rezerva të pafundme të inovacionit dhe teknologjisë?
E kam fjalën për gjilpërën e duhur, atë që mund të na ndihmojë të dallojmë cfarë po na ndreq a prish punë në këtë riformatim global të ekonomive, ndryshe revolucioni i 4-të industrial.

Cili është inovacioni më i përshtatshëm për ne, që të mund të ndihmojë rajonin tonë të transformohet në mënyrë radikale? Që të ndryshojmë nga të ngathët- në rivalë të fortë dhe të përftojmë më shumë nga ky rend I ri teknologjisë?

Çfarë na duhet për të na nxjerrë nga gjendja pasive, opake, e të na bëjë të vrapojmë dyfish më shpejt në transformimin e tregut të punës, përshtatjen e politikave të arsimit e konkurrencës në mënyrë që shkollat dhe universitetet t’u ofrojnë brezave që vijnë aftësitë e nevojshme për të punuar në botën teknologjike?!

Më shumë se 300 vjet më parë Isaac Neëton tha: “Të gjithë mund të rrinë në gjendje pushimi, ose lëvizin në vend në vijë të drejtë. Gjendja ndryshon vetëm të shtyjnë ca forca të tjera.”

Atëherë, cila është ‘forca’ që mund ta shtyjë Ballkanin Perëndimor të ‘zgjohet’ dhe të ndryshojë rregullat e lojës?

Çfarë mund të kthejë avantazhin në anën tonë, përshpejtojë reformat dhe t’i japë një shtysë të re zhvillimit të rajonit dhe në të njëjtën kohë të krijojë mundësi më të mira për qytetarët e t’i japë fund ‘largimit të trurit’’ gjithnjë e në rritje?!

Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë ndër 10 vendet e para në botë me ‘largimin më të lartë të trurit’ në 2018-ën 5.7 milion njerëz kanë emigruar dhe janë larguar nga Ballkani Perëndimor në 5 vitet e fundit – e barabartë me 1/3 e popullsisë.

Dikur, rajoni ynë, ishte eksportues i dy kategorive kryesore: çeliku, alumini dhe produktet e tekstilit. Por jo sot. Jo më.

Sot, tregu është kthyer drejt pajisjeve elektrike, makinerive dhe mjeteve të transportit, të cilat janë kryesisht produkte të huaja të investimeve direkte që kërkojnë një shkallë më të madhe teknologjike dhe përpunimi të avancuar. Me një fjalë, inovacion – që do të thotë aplikim i zgjidhjeve më të mira që plotësojnë kërkesa të reja, nevoja të paartikuluara më parë, ose nevoja ekzistuese të tregut.

Pra, kaq kërkoka inovacioni? Më shumë investime në buxhetin e kërkimit dhe zhvillimit?!

Ballkani Perëndimor investon më pak se 1% të PBB-së në inovacion dhe kërkim. Vetëm 30-40% e bizneseve përtërihen dhe shumica e tyre vetë-financohen pa asnjë mbështetje publike.

Në Ballkanin Perëndimor duhet ta gjejmë ende formulën se cfarë mund të inovojme, si t’a përfshijmë inovacionin e teknologjinë në treg dhe si ta përdorim për të ndryshuar nivelin e investimeve në ekonomi.

Inovacioni përhapet më shpejt në një treg të unifikuar dhe e bën atë më konkurrues në arenën botërore. Me hapa të vogla gjatë 2019-ës, vetëm 9% e kompanive në Ballkanin Perëndimor kanë bashkëpunuar me universitete për kërkim dhe zhvillim ose kanë bashkpunuar për ide të reja tekno që mund të sjellin në treg produkte ose shërbime të reja. (Barometri Ballkanik në proces 2020 – të dhëna të botuara vetëm për këtë artikull)

Në 3 vitet e fundit, 26% e bizneseve deklarojnë se kanë sjellë produkte të reja në tregun rajonal, 4% ishin ide të reja edhe për tregun europian dhe vetëm 3% ishin risi në rang global. Shumica dërrmuese ose 79% pohojnë se ia kanë dalë me forcat e tyre, dhe vetëm 4% thonë se kanë pasur mbështetje financiare publike /ose të donatorëve.

Pak rëndësi kane frikërat e mia ë të ngjashmeve të mi. Teknologjia dhe inovacioni udhëheq rritjen ekonomike duke ndihmuar bizneset të prodhojnë më shumë me më pak, ose duke gjeneruar prodhim më të madh me të njëjtin input. Krijon biznese të reja dhe është burimi themelor i rritjes në biznes dhe industri. Shfrytëzimi i suksesshëm i ideve të reja është thelbësor që një biznes të jetë në gjendje të përmirësojë proceset e veta, të sjellë produkte dhe shërbime të reja dhe të përmirësuara në treg, të rritë efikasitetin dhe, më e rëndësishmja, të përmirësojë përfitimin. Inovacioni rrit aftësinë e shoqërisë për të vepruar, për të zgjidhur problemet kolektive në mënyrë të qëndrueshme dhe efikase.

Energjia elektrike e ndryshoi shoqërinë e shekullit të 19-të, ndryshoi edhe mënyrën e të bërit luftë. Teknologjia po riformaton ekonominë globale dita ditës. Inovacioni për produktet, inovacioni i procesit, inovacioni i marketingut dhe inovacioni menaxherial janë ato që përbëjnë bazën e konkurrencës. E reja dhe inovacioni lindin sic do ide prej dëshirës por dhe frikës sa do te mbijetojë, por nëse nuk rrezikojmë sot, a do të mund ta përftojmë nesër, nga gjithë këto ndryshime që po sjell teknologjia?!

Është koha për mendje të bukura!

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Forumi Ekonomik Botëror (WEF) janë bashkuar për t’I dhënë udhë Përshpejtimit të konkurrencës dhe inovacionit në Ballkanin Perëndimor – i pari i këtij lloji në rajon dhe botë, që do të prezantohet në 21 shkurt, në Tiranë dhe duke shpresuar të jemi gati në të gjithë rajonin në fund të vitit.

A ka të panjohura?

Mbase, disa si puna ime mund t’i druhen kësaj kohe kur nuk flitet më për pengesa filozofike, madje dhe idetë janë gati monolitike, por jetojmë mes algoritmeve që mund të na drejtojnë mendimet e të na lexojnë emocionet. Megjithatè pa konflikt, rrahje mendimesh, frikëra e debat, s’ lindin ide te reja.
Gjithsesi më mirë me kohën sesa harruar edhe prej saj!

Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal*

8 komente në “Inovacion! Sa te duam e sa (s)na tremb!”

  1. shteti kaqol po abuzon me jetet e shqiptarve duke hap zyra
    kot ,qe jan rentabel dhe persona te korruptuar me nji te kaluar kriminale ne pushtet
    si kjo rropia pd-s
    qe e nxori Kanani Partizone paberk

  2. Anonim says:

    Flet per inovacion kjo qe rrjedh nga nje parti mesjetare haxhiqamiliste, Tok e Xanun dhe prone familiare e nje psikopati injorant tribal, qe ka 30 vjet qe se leshon nga kthetrat! Parti qe i ofron brezave te se ardhmes si te vetmin “inovacion” dhe alternative qeverisese , kufomen e ballsamosur te berishizmit dhe kukullat e tij teveqele.
    Inovacion mbi te gjitha do te thote ide te reja, emancipim, njerez te rinj dhe aftesi per te prodhuar teknologji, jo gomare shpellash te ballsamosur me iPhone ne dore apo Shkerdhene dhe Shkerdhita me miljarda qe e shohin luksin dhe teknologjine si karshillek ndaj qytetareve qe kane vjedhur dhe si menyre per te shurruar dhe markuar territorin e tyre te injorances.

  3. Fshatar Qinani says:

    Ç osht mer kjo!!
    …ufo ..
    Dhe atij njutonit,emrin ja ka shkrujt anglisht mbiemrin shqip.
    Na welben pordhet …buuu…katran shqiptar.
    Produkti i vetem i rraces pordhnore shqiptare..
    Kjo rrac qelb pordhnuese qe do ti japi fund gjallesave mbi dhe.
    Jo kometa as bombat atomike as klajmatçejnxh,as alienet a komunizmi e terrorizmi. Jan pordht shqiptare ato qe do mbysin qeniet e gjalla n tok dhe kur çdo gje t ket marr fund,atehere vet shqiptari do mbijetoj duke thith pordht e vet.
    Veç qoftlargu dhe shqiptari do mbeten..
    Pordh e pordh me kompjutera me celular e imejla e instigrame…pordh dixhitale mo..
    Zhvillim i modh.nga pordht n maj t gamorit,n pordh n hotel bruksel uotsap tegel tegel

  4. Edlira says:

    Znj.Bregu,
    e keni kthyer ne instagram personal…pfff…e kush ka nevoje per krehjet dhe pozat tuaja krahas cdo artikulli qe shkruani?!

    Si adoleshente fcb dukeni…mungon vetem nje poze me buze “te perveshura”? dhe me kembet e sperdredhura per poza dhe nje me bikini dhe selfie me prapanicen ne sfond…?

    1. Jovetem qe nuk eshte femer aspak serioze e se meriton ate post
      te stisur nga ata qe i presin intimet ,ksaj qylaxheshke ,
      por uk mbaroj Op e helmi i gjaprit eper surrat e buze !
      helbete nga banda e shpelles ka dal kjo far k….
      I shkreti popull s’ka buke mbi tavoline dersa kjo palloheet duke e pagu shteti aventuresk
      me liri te tepruar .
      jan nji Klan i ndyre politikanesh qe po i marrin frymen shqiperise .
      Shqiptari ska te haj ,KM shpik poste si per kte plehren edhe ate xhuxhin kokbolen bushati ,se ju merzit Rames
      se e hoqi nga MinJashtetm .
      Cirk adoleshetesh .
      Kjo zarba eshte e paduru fare .
      Cfar bo ne zyren e saj kjo ?
      Mba shalet lart mbi tavoline kir e vizitojne pleqt e Botes

  5. Mjaft says:

    Zonje,
    Mjaft me plagjiature e perkthime te dobta materialesh, qe nuk je ne gjendje t’i shkrish se bashku, ne menyre harmonike e bindshem. Je gazetare e vjete, Shkruaj dicka nga koka jote, thjesht, sinqerisht. Shqiperia nuk ka per te bere inovacione, nuk i ben dot. Ka analfabete, ka te diplomuar injorante qe kane shkuar ne shkolle, por jo per te mesuar, ka papagalle si puna jote qe perserisin copa shkrimesh dhe hiqen te ditur per cdo gje mbasi kopjojne doktoratura, diplloma, mastera ose paguajne per t’i marre ato, dhe ka pedagoge/demagoge si Mark Marku apo Gjonmarkaj… INJORANCA dhe ligesia, zonje, ky eshte problemi. Duhet zgjidhur, te tjerat jane vetem fjale dhe pordhe ne hotele me televizor dhe Iphone.

  6. Baliu says:

    Na ndihmoni te ju bejme konkurrence!!! Pergjegjia: Kqyr me sy qka seshte per ty, dhe laj e mos kaj. Nese don te mberijshe tek burimi, duhet te notojsh kunder rrjedhes se lumit. Nese nuk ke vullnet dhe energji ta bejsh kete, atehere rri dhe lere lumin ta beje punen e vet. Me mire klient i kenaqur, se hulumtues i vuajtur. Ne i japim botes poezi e muzike dhe jo vetem, e bota na i jep te gjitha te tjerat.

  7. On says:

    Pse se permend Shqiperine o Linda? Apo ska emigracion? ….keq shume….cndodhi me ty..?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje