Qeveria Kurti shfuqizon vendime të qeverisë Mustafa

19 Shkurt 2020, 18:44Rajoni TEMA
Qeveria Kurti shfuqizon vendime të qeverisë Mustafa

 

Qeveria e re e Albin Kurtit ka shfuqizuar një vendim të qeverisë Isa Mustafës të vitit 2015 ku parashihte privilegje për zyrtarët edhe pas përfundimit të mandatit.

Kryetari I AAK Daut Haradinaj shpejgon në një postim të tij, se referimi si shfuqizim I vendimeve të qverisë Haradinaj ëhstë spekullim. Ai shpejgon se Kurti ka shfuqizuar vendime të qeverisë së isa Mustafës.

“Qeveria Kurti mori disa vendime me hov, si dhe padrejtësisht e me tendencë po tenton ta mashtrojë opinionin. Për populizëm këtë mashtrim e quajtën si shfuqizim i vendimeve të Kryeministrit Haradinaj. Për shkak të korrektësisë qytetarët duhet të dinë se sot është shfuqizuar vendimi i Isa Mustafës i vitit 2015. Ky vendim parashihte privilegje për zyrtarët edhe pas përfundimit të mandatit. Shpresoj që Kryeministri Kurti e ka informuar partnerin e tij të koalicionit Z. Mustafa për këtë vendim. E neve na mbetet ta informojmë opinionin për këtë mashtrim të radhës” shkruan Daut Haradinaj.

1 komente në “Qeveria Kurti shfuqizon vendime të qeverisë Mustafa”

  1. Baliu says:

    Qmontim i te “arriturave” te “Klases politike”. Popullizem? Jo, vendosje normaliteti. Mjaft eshte llomotitur ajo parolla cinike: Populli leh, karavani i hajnave ecen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje