VENDIMI: Shtëpitë parafabrikate dhe materialet për projektin e Rindërtimit përjashtohen nga taksat e importit

24 Shkurt 2020, 17:28Sociale TEMA

Vendimi për përjashtimin nga taksat e importit për materialet, pajisjet dhe ndërtesa e parafabrikuara, të importuara në kuadër të procesit të rindërtimit nga tërmeti, ka hyrë tashmë në fuqi. Vendimi parashikon se përfitues nga kjo lehtësi do të jenë organet shtetërore, organizatat bamirëse dhe filantropike, që janë pjesë e programit të rindërtimit.

Materialet, pajisjet, ndërtesat e parafabrikuara përjashtohen sipas zërave dhe sasive të parashikuara në preventivin e miratuar nga njësia zbatuese ose nga organi kompetent përkatës, sipas legjislacionit për rindërtimin” përcaktohet në ndryshimin e publikuar në Fletoren Zyrtare.

Përjashtimi nga TVSH-ja e importit, kryesisht për ndërtimet parafabrikate ka qenë një kërkesë që është përsëritur vazhdimisht në publik nga organizatat që kanë mbledhur fonde për programin e rindërtimit.

 

1 komente në “VENDIMI: Shtëpitë parafabrikate dhe materialet për projektin e Rindërtimit përjashtohen nga taksat e importit”

  1. Detari says:

    domth leket shkojne ne turqi per ca drrasa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje