Turqia hap kufijtë, situata në Greqi përshkallëzohet: A do të veprojë më në fund Europa?

2 Mars 2020, 10:20Rajoni TEMA

Që kur Presidenti Erdogan hapi kufijtë për refugjatët sirianë, situata në Greqi jo vetëm që është përshkallëzuar. Sipas autoriteteve greke, rreth 4.000 refugjatë kanë ngecur atje midis dy kufijve shtetërorë. Rojet kufitare turke i kanë lënë të kalojnë. Greqia nuk i lejon të hyjnë. Përdoret gazi lotsjellës. Shkrehen të shtënat. Edhe në ishujt Lesbos, Chios dhe Samos, pritet që anije të panumërta të nisen nga brigjet turke; varka me njerëz që kanë pritur për të udhëtuar në Evropë me muaj ose me vite.

Situata është e tendosur

Ky është një lajm i keq për njerëzit në ishuj. Prej kohësh ata ndihen të lënë vetëm nga qeveria e tyre dhe politikanët e Evropës Perëndimore, të cilët i përmbahen me vetëmohim marrëveshjes së refugjatëve me Turqinë. Pse besohet në suksesin e kësaj marrëveshjeje, kjo nuk është e kuptueshme për banorët e tre ishujve grekë. Vetëm në Lesbos aktualisht jetojnë rreth 25.000 refugjatë në kushte johigjenike, në një kaos me çadra që i ngjan një qyteti post-apokaliptik.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis u përqëndrua në dy mundësi kryesore për politikën e refugjatëve: në një ligj më të ashpër për azilin, në mënyrë që të deportojë sa më shumë njerëz përsëri në Turqi dhe në të ashtuquajturat qendra të mbyllura. Të dyja taktikat e tij duket se janë ndërtuar mbi themele të brishta. Shkallëzimet e tanishme në kufirin greko-turk tregojnë: Ankaraja e ka seriozisht me përfundimin e prishjes së marrëveshjes së refugjatëve. Por jo vetëm kaq.

Në ishuj ka rezistencë të ashpër kundër qendrave të mbyllura . “Nuk mund të hedhësh në burg pa e zgjatur njerëz që kanë jetuar këtu midis nesh për vite dhe muaj,” thotë një pronar dyqani në qendër të Mytilinit, kryeqyteti i Lesbos. “Kështu i kthejmë ata tamam në kriminelë”.

Edhe për këtë arsye, shumë banorë të ishullit dolën në rrugë javën e kaluar dhe patën edhe përleshje me policinë. Mesazhi për Athinën dhe Brukselin: E keni tepruar! Athina reagoi menjëherë dhe dërgoi MAT-in, trupën famëkeqe të misioneve speciale, e cila njihegt për ndikimin e saj, veçanërisht që nga demonstratat e mëdha të krizës.

Anarki në kampet e refugjatëve

“E çuditshme. Për herë të parë, të gjithë në ishull janë të të njëjtit mendim, nga e djathta ekstreme në të majtën ekstreme”, thotë një mësues 40-vjeçar. Por qeveria u përmbahet planeve të saj. Në Samos kanë filluar tashmë punimet. Në Lesbos, megjithatë dëshirojnë ta parandalojnë me çdo kusht një burg të përhershëm, i cili duhet të shërbejë kryesisht si frikësues.

Gara e Brukselit me kohën

Sotiris Serbos, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Demokriti në Komotini, shpreson që Brukseli më në fund të zhvillojë një strategji, veçanërisht për marrëdhëniet me Turqinë: “BE është në garë me kohën. Qasjet afatshkurtra, pritja pa fund, e gjithë kjo tani duhet të marrë fund. ”

Marrëveshja me Turqinë është joefektive edhe për të: “Nga 150.000 mbërritjet në Greqi që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, janë deportuar vetëm 2000 njerëz, 1.3 përqind. Serbos kërkon atë që e kundërshtojnë shumë anëtarë të BE: Një shpërndarje të drejtë të refugjatëve: “Në kohë si këto duhet të mendojmë ndryshe. Duhet të zhvillojmë një strategji të re dhe t’i zhvendosim njerëzit drejtpërdrejt nga Turqia në vendet përkatëse”. (dw)

12 komente në “Turqia hap kufijtë, situata në Greqi përshkallëzohet: A do të veprojë më në fund Europa?”

  1. Flm says:

    Turqia nga qe nuk ka as shkak, as “koqe” per te sulmuar ushtarakisht Greqin, kete po e ndermer nepermjet paraushtarakve (te kamufluar si emigrant) xhihadist te botes Islame te terhequr pas deshtimit ne Siri dhe Libi.
    ###
    Nuk eshte rastesi qe ne kufirin Bullgar (qe eshte me shume km i gjate) nuk ka dyndje dhe as nje emigrant ne pritje, dmth synimi nuk eshte BE-ja por goditja e Greqis.
    ###
    Greqia eshte viktim e pislleqeve Turke eshte “pjes e se drejtes” eshte lene e vetmuar pa ndihme nga BE-ja (si gjithmon) per te ruajtur kufinjt e BE-se, si nga toka por edhe nga mijra km vije detare.
    ###
    Me gjithe problemet rajonale ekonomike, agresionin fqinj, … Greqia perseri mundon ti ruaj balancat, vlerat demokratike dhe sociale, eshte faktor Paqeje dhe Stabiliteti ne rajonit.

    1. Irvin says:

      Turqia gerqine ua qin ne bithe sic qihet janulla nga 17 vjecare korcare

      1. BERISHA DHE META LARGOHU. says:

        ??????

  2. Spartakos Thraks says:

    Europa dhe gjithë vendet perëndimore sote duhet të mbajnë qëndrim serioz, dhe të mos përsërisin gabimet e së kaluarës se ky nuk është problem vetëm i Greqisë por është problem i gjithë perëndimit. Të marrin shembull nga Austria dhe Franca që do të dërgojnë forca policore për mbrojtjen e kufijve të Europes.
    Është turp për politikën Gjermane për qëndrimin që mban, një shtet i cili pretendon që të ketë udhëheqjen e BE,Vepron me sindromën e strucit .
    Duket qartë se ata njerëz nuk janë të gjithë refugjatë, se refugjati nuk qëllon forcat ushtarake dhe policore të vendit që do të kalojë ose ku do të qëndrojë. Ata janë forca paramilitare të organizuara nga Turqia dhe të mbështetura nga ana e saj. Si është e mundur që granata me gaz lotsjellës bien 200 metra brenda teritorit Grek, me dorë nuk ka njeri që ti hedhe kaq large, po të shikojmë trajektoren e tyre kuptohet qartë se hidhen me armë nga territori Turk.
    Kush i ka këto armë refugjatët e uritur apo dikush tjetër? Ky është vetëm fillimi se kjo është çështje ekzistence Lindje Perëndim, po ra fronti i Thrakes dhe i Egjeut çdo gjë ka mbaruar jo vetëm për Greqinë por për gjithë Europen.

    1. Agron says:

      Sa te paska fryre media ne Greqi more ti djale.
      E drejta e azilit eshte e drejte bazuar ne Konventa e Greqia eshte anetare dhe e e ka nenshkruar Konventen.
      Mund ta refuzosh,ta ekstradosh, por te drejten e azilit e ka kushdo,
      Shume Greke anetare te KKE kane kerkuar dhe ne Shqiperi azil ne vitet 50-60.
      Te tjerat jane shiko tv greke mbushu me propagande e komento vari leshte kot.

      1. Spartakos Thraks says:

        Nuk janë të gjithë azilante, lexo me mire.

  3. AC/DC says:

    Vaftisini qe te behen greke

  4. Bregdeti says:

    Kryeministri grek ka te drejte. Pse do meret greqia me pasojat e luftrave te te tjerve? Refugjatet te mbahen ne teritorin sirian. Atje te ngrihem cadrat.

  5. era! says:

    Gerqia eshte ne grahmat e fundit.Eshte hakmarja e zotit ndaj nje race kanibalesh e injorantesh.

  6. SHQIPE-FREE says:

    NUK JANE REFUGJATE, ………..Thjeshte..JANE INVAZOR…PUSHTIMI I RI I EUROPES ME RRACA-AFRO-ARABO-MYSLYMANE…Nuk do shume per tu Kuptuar….lol

  7. Leonardo Ndoka says:

    A c d c edhe keta greket e sotem dikur ishin aziatik por u baptisen e sot jane grek

  8. I urti says:

    Do te jete interesante kur pas 20 vjetesh siriatet e “vaftisur” ne Niko dhe Jorgo,tu thone shqiptareve qe ne (sirianet) jemi autoktone ne keto troje dhe jemi pasardhesit e grekeve te lashte.

    Ne fakt kjo dyndja e sirianeve nuk eshte ndonje gje e re per Greqine,qe pagezoi turq e arvanitas ne ortodokse dhe pastaj i paraqiti si pasardhesit e grekeve te lashte.

    Vecse kete rradhe do ta kene me veshtire te pagazojne sirianet se nuk kane para per te gjithe “homogjenet”.lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje