Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se popullsia e Shqipërisë po tkurret ndjeshëm. Kjo për shkak të emigrimit, i cili pesë vitet e fundit po njeh rritje të vazhdueshme.
Profesor Selami Xhepa, i ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi tha se ritmet e larta të emigrimit kanë filluar të prodhojnë efektet e para negative në ekonominë e vendit.
“Problemi i emigrimit të shtuar dhe masiv të popullsisë në një farë mase që po çon drejt depopullimit të vendit pa asnjë dyshim efektin thelbesor do ta ketë në dimensionin e vet të ekonomisë.
Unë mendoj që tani shenjat kanë filluar që të jepen. Ekonomia është një matematikë shumë e thjeshtë. Numër njerëzish shumëzim për të ardhura, baraz konsumi. Nëse baza e popullisisë bie, konsumi, efektivisht tregon që ekonomia do të fillojë drejt denatyrimit. E dyta jemi në proces që të ardhurat e shoqërisë kanë patur rritje stanjative, pothuajse inekzistente.
Madhësia e ekonomisë ka filluar që të tkurret, problemi i tkurrjes së madhesisë së ekonomisë sjell efektet e tjera zinxhir. E para me skemën e sigurimeve shoqërore, në veçanti. Dhe nqs këto prirje demografike do të vazhdojnë që të thellojnë reduktimin e numrit të popullsisë që efektivisht do të thote numri i atyre që do të kontribojnë në sistem atëherë skema e pensioneve në Shqipëri, edhe tani në fakt është e falimentuar sepse vetëm gjysma e fondit garantohet nga kontributi. 500 milionë euro ccdo vit shkojnë përmes sitemit të taksave për të mbuluar skemën e pensioneve” – theksoi Xhepa.
Kam shume respekt per Z.Selami dhe fjalen e tij! Po nuk ma mbushni mendjen credo te shkruani dhe per kete , te me falni qe nuk po lexoj me shume se titullin e shkrimit
Me te vertete mendoni se emigrimi e demtoi Shqiperine ? Po per gjithe ata te rinj qe rrine gjithe diten kafeneve cdo te thonit ? Jane te rralle ata qe kane ikur dhe kane bere emer, se shumica hane djersen e te tjereve.E marrin lekun me njeqind manovra ! Ne kapitalizem eshte tamam ajo qe pertaci rri ne hije dhe ha djersen e atij qe robetohet ! Nuk ka zgjidhje te thjeshte kjo zoteri !
? paska qene ne gjume mbi 30 vjet ky qe u çudiska. Po pse, ata qe kane ik nga 1991-2010 nuk u qukan ?
Apo tani qe s’kemi Saliun ne krye ta shfrenojme dhe gojen dhe llogjiken ? Se me Saliun, kishit frike dhe te pirdhnit, ju intelektualet e bregut te lumit
Absolutisht jo. Shqiperia nuk eksporton domate, makina ose elektronike. Emigracioni sjell valute ne vend dhe ajo rishperndahet ne ekonomi. Nese 1 miljone shqiptare kthehen papunesia shkon 60%. Ku do punesohen ne gurore apo Selami do ndertoje fabrika qe po mbyllen edhe ne EU sepse Azia prodhon lire?
Ky fenomen do të ndalojë vetëm me hyrjen e Shqipërisë në BE ose në rast të kundërt zbatimi i ligjit me ndërgjegje nga të gjithë shtetasit, nga presidenti dhe deri tek llustraxhiu i pazarit.
E kam thënë edhe në disa komente të me parshme se Shqipëria për popullsinë që jeton sot aty, ka mundësi të shumta vetëm nga turizmi do të jetonin pjesa më e madhe, fillon deti në Shkodër dhe mbaron në Sarandë, liqenenet, lumenjtë, malet dhe pyjet. Sote që janë hapur rrugë të reja nga çdo vend që ndodhesh nderon klimë brenda një ore.
Blegtoria dhe bujqësia baza kryesore e mbështetjes së turizmit, me produkte të cilësisë së lartë është një reklamë për turizmin. Janë zinxhir gjërat se do të punoje transporti dhe shume biznese të tjera,por lokomotiva duhet të jetë turizmi. Këtë gjë i propozoi Hrushovi Enverit kur ai vizitoi Shqipërinë.