Koronavirusi, Ambasada e SHBA anulon të gjitha intervistat për viza jo-emigruese deri më 3 prill

12 Mars 2020, 16:31Sociale TEMA

Ambasada e SHBA njofton se ka anuluar të gjitha intervistat e paracaktuara për Viza Jo-Emigruese deri më 3 prill, 2020.

“Në mbështetje të përpjekjeve të qeverisë së Shqipërisë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID-19 duke kufizuar grumbullimet publike dhe praktikimin e largësisë midis personave, Ambasada e SHBA ka anuluar të gjitha intervistat e paracaktuara për Viza Jo-Emigruese deri më 3 prill, 2020. 

Gjatë kësaj kohe, Ambasada do të procesojë vetëm takimet urgjente për Viza Jo-Emigruese. 

Procesimi i Vizave Imigruese dhe shërbimet për qytetarët amerikanë do të vazhdojnë pa ndërprerje. 

Në përputhje me përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të zvogëluar përhapjen e COVID-19, Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka vendosur të shtyjë ose anulojë të gjitha aktivitetet dhe mbledhjet e ardhshme publike deri në 3 Prill 2020″, njofton Ambasada Amerikane. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje