Italia kërkon koordinim europian kundër COVID-19

16 Mars 2020, 11:57Bota TEMA

Kryeministri Italian, Giuseppe Conte bëri thirrje për një koordinim europian në fushën e shëndetësisë dhe të ekonomisë për t’u përballur me koronavirusin duke paralajmeruar se vendi i tij nuk kishte arritur ende pikun e përhapjes.

Në një intervistë për të përditshmen “Il Corriere della Sera” publikuar sot, kryeministri theksoi se ishte i nevojshëm një koordinim europian për masat shëndetësore dhe ekonomike, ndërkohë që ai do të marrë pjesë sot në samitin e jashtëzakonshëm të G7 për koordinimin e luftës kundër koronavirusit në fushën shëndetësore, financiare dhe të kërkimit.

“Momenti europian mbërriti për të bërë zgjedhje të guximshme dhe Italia mund të ofrojë një kontribut domethënës , si vend që ka njohur për here të pare një përhapje kaq të gjerë të virusit”, konfirmoi ai.

Italia ka regjistruar në total 1 809 të vdekur dhe 24 747 raste, me një rritje prej 368 të vdekur në 24 orë, një record, sipas bilancit të fundit të publikuar dje në mbrëmje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje