“Nuk e shes firmën”: Pronari i kompanisë gjermane që po hulumton për një vaksinë kundër koronavirusit i përgjigjet Donald Trump-it

16 Mars 2020, 09:04Bota TEMA

Dje mediat gjermane njoftuan se presidenti amerikan Donald Trump ka ofruar rreth një miliardë dollarë për të blerë një firmë gjermane, e cila po hulumton për një vaksinë kundër koronavirusit.

Trump po ashtu është përpjekur t’i joshë shkencëtarët gjermanë që të shkojnë në SHBA dhe atje të vazhdojnë punën. Ideja e Trumpit ishte që të sigurojë një të drejtë ekskluzive të vaksinës së koronavirusit.

Por përpjekja e Trumpit duket se ka dështuar shpejt.

Pronari kryesor i firmës bioteknologjike “CureVac”, Dietmar Hopp, ka thënë se nuk ia shet SHBA-ve as firmën, as rezultatet e hulumtimeve.

Hopp deklaroi se nëse arrihet të zhvillohet një vaksinë efektive kundër koronavirusit, atëherë ajo nuk duhet të mbrojë njerëzit në rajone të caktuara, por të ndahet në mënyrë solidare me mbarë botën, shkruan “Frankfurter Allgemeine Zeitung” në numrin e sotëm.

Dietmar Hopp është njëri prej pasanikëve më të mëdhenj gjermanë. Ai është bashkëthemelues i firmës SAP.

Sipas listës së Forbes-it të vitit 2018 pasuria e tij llogaritet të jetë rreth 10,2 miliardë dollarë. Në shtator 2012 Hopp investoi 80 milionë euro në firmën “CureVac”.

Në mars 2015 në këtë firmë i investoi 46 milionë edhe fondacioni i Bill dhe Melinda Gates. Hopp është kritik i ashpër i papërgjegjësisë së të pasurve.

Ai thotë se të pasurit duhet të kujdesen që ata që kanë më pak të kenë shanse të barabarta për të përparuar në shoqëri.

 

 

11 komente në ““Nuk e shes firmën”: Pronari i kompanisë gjermane që po hulumton për një vaksinë kundër koronavirusit i përgjigjet Donald Trump-it”

  1. fabi says:

    Fatkeqesisht, kombi i madh amerikan, udhehiqet momentalisht nga nje bos mafieje. Psikologji tipike mafiozi: jepi ca leke atyre shkerdhatave dhe puna u kry!

    1. Klimax says:

      Komb i madh amerikan?! Ne SHBA cdo gje mund te gjesh, por amerikan, jo! Perzierje racash e kombesh nga te gjitha anet e botes qe sot drejtohet nga nje anormal dhe i rrezikshem (shpresojme momentalisht).

    2. Rei says:

      Cfare ” kombi amerikan” mer gabel injorant , te marrte muti shalet ne cdo aspekt.

      Amerika eshte nje perzierje rracash dhe etnish te ndryshme , nje perzierje kulturash, dhe promotorja me e madhe e globalizmit.

      Ju eshte bere truri lesh e li nga proapgabda si ” Amerika mike e shqiptareve” kur Amerika ne te vertete eshte thjesht wlita cifute qe e drejton.

      Cdo president ne Amerike vihen ne pushtet nga klikat cifute.

  2. taso kume says:

    NUK eshte pune mafiozi ,por ata qe kane punuar ne shtepine e bardhe dhe kan hikur nga bemat e leshverdhit thone e ka mendjen si nje 5 vjeç.

  3. fariu says:

    Komenti im:
    Fjalia e fundit e keti j shkrimi eshte: Njeriu me mend dhe njerezor, i nje kombi me mend dhe punetor.

    1. DuDu says:

      Ky kombi me mend e punetor ka edhe ca ane te errëta qe i duhen permendur gjithashtu. Per shembull ka bere genocid ne nivel industrial per here te pare ne historine e njerezimit kundrejt disa grupeve me natyra te ndryshme, etnike, kulturore, ideollogjike, orientimeve seksuale si; Hebrenjve, Romeve, Sllaveve, Komunisteve, Homoseksualeve. Kishte ide te cmendura per hierarki rracash dhe shpiku rracen “Ariane”. Per ata qe me 8 klas shkolle duan te bejne debate shkencore; Arianet nuk ishin nje rrace. Ishin nje grup etno-linguistik njerezish nga te cilet rrjedhin gati 99% e Evropianeve te sotem (gjermaniket, sllavet, latinet, e gjithe shkartisjet e tjera kulturore ku hyn edhe Shqiptaret), Indianet, 60% e Afganistanit, Iranianet, e grupe me te vogla jo sllave ne gjithe Rusine Aziatike. Arianet ishin nje berthame etnokulturore e lingustike qe u perhap e populloi nje pjese te madhe te globit e jo nje rrace njerezore. Rraca njerezore e gjalle nga shkenca njihet se eshte vetem nje Homo Sapiens Sapiens (rracat hominide te tjera jane zhdukur ne histori – Neandertali, denoviani etj). Dallimet qe kemi nuk perbejne rraca, por tipollogji te ndryshme te rraces Homo Sapiens Sapiens.
      Me poshte nen cmendurine e superioritetit “rracor” shiko ckane bere gjermanet ne harkun e 30 vjeteve:
      Lufta 1-re Boterore 12 milion te vrare ne Evrope
      Lufta 2-te Boterore 20 milion te vrare ne Evrope

  4. asd says:

    Nderime moralit dhe eksperiences gjermane.

  5. Loran shehu says:

    Hallall o Gjerman dhe zoti te bekoft qe nuk u shite ke ky tipi

    1. Maraudiez says:

      Po mire more. Po gjermani (Trump) i ja kerkoi gjermanit jeter per tira bleue …!! Biznes midis gjermanesh nuk ka ndonje gje per tu alarmuar !!! Ja ju pershembull ……. e zeme…sieur te qe John Belushi dhe ti kerkonte ndonje gje. Édit Rames ….. nuk do thonit qe John amerikoni i jerkons ndere Ed shqiptarit ,por te gjithe ne korr duke bere dhe shqiponjen do te thonit qe shqipja ta ndihmoje shqipen ne America se jina te nje gjaku ! Po pse nuk ecen dhe per Trampin variante Albanez apo vari mana Lin??

  6. Toni says:

    Kujdes nga Gjermani – kush i njeh nga afer thote kujdes, kujdes, kujdes

  7. Nexus says:

    Mund te ma shpjegoje ndonjeri nga komentuesit kete ? Sipas shkrimit – I pasuri ne gjermani eshte i dashur me “popullin” dhe largpames kurse i pasuri ne amerike eshte i keq, ky eshte morali i shkrimit ?

    Do tja fshijne praper qurrat ate amerikanet e keqinj gjermanise sic kane bere 100 vjetet e fundit ? Ka akoma rreth 40 mije ushtare amerikane ne gjermani.

    Bobo as shume eshte zhvilluar evropa – komplet e avancuar …………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje