Shpresë për Italinë, kurba e epidemisë mund të jetë duke shkuar drejt rënies

16 Mars 2020, 22:00Bota TEMA

Të hënën Italia, shteti më i prekur nga koronavirusi në Evropë, resgjistroi 3,233 raste të reja me koronavirus. Kështu, numri total i të prekurve nga Covid-19 në vend shkon në 27,980 duke e bërë Italinë vendin e dytë në botë më të prekur nga pandemia.

Në vend të parë qëndron Kina me 80,880 raste të konfirmuara.

Nga shifrat e njoftuara mbrëmjen e së hënës nga komisioneri për emergjencat, Angelo Borrelli në një konferencë për shtyp tregojnë se vetëm brenda 24 orëve në Itali kanë ndërruar jetë, jo pak, por 349 persona.

Por, edhe pse numrat vazhdojnë të mbeten të lartë, e vetmja gjë pozitive që u vu re sot është se të dielën numri i viktimave ishte më i madh. Të dielën humbën jetën si pasojë e Covid-19, 368 persona. Pra, 19 persona më shumë se ditën e sotme.

Gjithashtu, duket se kemi një ulje edhe në numrin e personave të infektuar brenda një dite. Numri i personave të infektuar vetëm të dielën ishte 3,590 ndërsa gjatë ditës së sotme u regjistruan 3,233 raste të reja me koronavirus. Pra, të hënën u sëmurën 357 persona më pak se të dielën.

Ndoshta kjo mund të jetë një shenjë që kurba e epidemisë në Itali e ka arritur pikun dhe po vjen drejt uljes. Gjithsesi kjo mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim nëse trendi do të vazhdojë të jetë zbritës.

4 komente në “Shpresë për Italinë, kurba e epidemisë mund të jetë duke shkuar drejt rënies”

  1. prind says:

    eshte heret per kete perceptim, kujtoj qe dy dite para numri i vdekjeve ishte 175 por te nesermen kerceu ne 368.

  2. pjeter says:

    Ku i keni lexuar keto shifra more aman?sot dita e hene jane 2470 raste te reja,die ishin 2853 raste tereja,te Vdekur sot,dita e hene,349,kurse die,ishin 368,te sheruar sot,dita e hene,414,die ishin 369.Keto jane shifrat zyrtare.Veni linkun qe njerzit ti shofin vete,ne qofte e keni te veshtire te jepni shifra te sakta.

  3. Toni says:

    Ishalla arriti pikun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje