Boris Johnson: Të sillemi si qeveri në kohë lufte, të ndërtojmë sa më shumë ventilatorë

18 Mars 2020, 09:52Bota TEMA

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson doli në një tjetër konferencë për shtyp për të raportuar rreth zhvillimeve të fundit në vend, për shkak të koronavirusit.

Sipas Johnson, qeveria duhet të sillet sikur të ishte në situatë lufte për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit me origjinë nga Kina dhe për të shpëtuar ekonominë.

“Është një virus aq i rrezikshëm dhe infektues sa pa marrë masa drastike për të parandaluar përhapjen e tij do të rrëzonte çdo sistem shëndetësor në vend. Duhet të sillemi si një qeveri në kohë lufte për të mbështetur ekonominë tonë”, u shpreh Johnson.

Një nga problemet që ka raportuar sistemi shëndetësor në Britani është dhe mungesa e ventilatorëve, për të cilat kryeministri deklaroi se në javët në vijim duhet të ndërtohen sa më shumë pajisje të tilla.

“Jemi duke punuar shumë në këto javë që të ndërtojmë sa më shumë ventilatorë të jetë e mundur. Industria britanike po na përgjigjet me një energji të pabesueshme  në këtë sfidë”, shtoi Johnson.

2 komente në “Boris Johnson: Të sillemi si qeveri në kohë lufte, të ndërtojmë sa më shumë ventilatorë”

  1. Pato says:

    Zhgenjim total nga Anglia… Shteti me vari lesht ne evrope. Nje miku im nuk dergonte dot gruan shtatzane ne spital, as analiza nuk bejne asgje. Dyqanet bosh dhe askush nuk di ca te bej.. sikur jemi me afrike apo Afghanistan. Jane me mijera shqiptare ne te zeze si do ja bejne nuk e di, nuk kane te drejte per ndihma dhe as per te marre ndihm ne spital.

  2. Na myten says:

    Kaloi ylberin dhe ky kari se para nja nje jave çuditi botën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje