Kurz: Kriza nga COVID-19 do të zgjasë për një kohë të gjatë

18 Mars 2020, 15:29Bota TEMA

Kancelari austriak Sebastian Kurz paralajmëroi sot se situata e jashtëzakonshme e koronavirusit në vend do të zgjasë për një kohë të gjatë, duke parashikuar se pas kësaj bota do të jetë shumë ndryshe.

“Pasojat e pandemisë globale do të na mbajnë të zënë me muaj të tërë”, paralajmëroi kancelari, duke premtuar se do të bëjë gjithçka për të mbështetur bizneset dhe për të garantuar punë.

Sebastian Kurz gjithashtu shprehu keqardhje se brenda BE-së, solidariteti nuk funksionon kur gjërat bëhen serioze.

Vetë Austria u kritikua nga fqinji i saj italian kur mbylli kufirin me vendin pothuajse brenda natës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje