Futbollisti i Kombëtares përgënjeshtron lajmin: Nuk jam me koronavirus

23 Mars 2020, 15:32Sport TEMA

Futbollisti i kombëtares shqiptare U 21, Leonardo Maloku, ka përgënjeshtruar lajmin se është infektuar me koronavirusin e ri, COVID 19.

Vetë futbollisti, në një reagim për mediat, të hënën ka sqaruar se nuk është i prekur nga koronavirusi i ri.

21-vjeçari i cili luan për skuadrën e San Roque Lepe në kategorinë e 4-t spanjolle  ka theksuar se nuk është i prekur nga COVID 19.

“Djem, profilin në facebook ma kanë vjedhur shumë kohë më parë, ju lutem bëjini report derisa të mbyllet.

Më duhet të theksoj se nuk jam prekur nga koronavirusi dhe jam lodhur nga këta njerëz që kanë kurajon të tallen për gjëra kaq të rënda. Faleminderit”, shkruan Maloku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje