Gjithë eventet e 55 federatave të Europës do të duhet të mbyllen, por koha e vendosur nga UEFA nuk mjafton.
Qeveria e futbollit europian ka vënë si afatin e fundit për të mbyllur sezonin fundin e qershorit, por ky skenar duket shumë i vështirë për tu materializuar.
Në disa vende të Europës përhapja e virusit ka përshkallëzuar dhe është gati e pamundur të luhet futboll të paktën deri në fund të prillit.
Kështu, mediet europiane raportojnë se UEFA do të vërë në zbatim planin B, që konsiston me shtyrjen e afatit të mbylljes së sezonit.
Besohet se deri në mes të marsit të gjitha federatat do të kenë mundësi të mbyllin sezonin, ndërkohë që formulën apo kohën e vendosjes së fituesve UEFA e ka lënë në dorë të lirë të federatave.
Mbetet për tu parë se ç’do të ndodhë, teksa akoma nuk dihet se kur do të përfundojë izolimi.
Nga ana tjetër fituesi i Champions League do të vendoset në formën e një “mini Europiani”. Gjysmëfinalet do të luhen me një takim në Stamboll. E njëjta gjë do të ndodhë me Europa League në Gdansk.