Në vend që të ndiheshin krenarë si gjithë shqiptarët, dërgimi nga Tirana drejt vijës së parë të frontit më të vshtirsë të luftës kundër koronavirusit në Itali, e ka tërbuar opozitën tonë më shumë se çdo gjë tjetër këto ditë. I vetmi që e ka përshëndetur këtë hap, megjithëse pak me vonesë, ka qenë Presidenti i Republikës Ilir Meta.
Ndërsa Lulzim Basha pa as më të voglën arësye, nga një lider që po na dëgjonte, u shndërrua live në një emision televiziv, në një politikan që i bie tavolinës me grushta. Kuptohet, duke nxjerrë arësye të mos arësyes së arësyeve për këtë.
Menjëherë pas tij, reagoi me shpejtësi rruge Enkelejd Alibeaj, i cili as nuk u mundua që ti ndryshonte qoftë edhe një presje fjalëve të kryetarit të tij. E më pas vijuan të gjithë me radhë nga Flamur Noka, Edi Paloka, Tritan Shehu që flet edhe kur sduhet të flasë po e po, e deri tek Ervin Salianji. Prapa nuk kishte si të rrinte as LSI, me mjekun që jep mend nga shtëpia, Petrit Vasili.
Ajo që i bëntë bashkë të gjithë, ishte tërbimi kundër Kryeministrit Edi Rama, për çfarë tu dilte përpara sepse nuk mund ta thonin dot me zë të lartë arësyen e vërtetë të kësaj stuhie të radhës në gotën opozitare. Por, ishte lehtësisht e kuptueshme që e gjitha ishte pasojë e tërbimit që u solli veprimi i shkëlqyer i qeverisë shqiptare për të dërguar në zonën më të prekur të Italisë, 30 mjekë dhe inferemierë nga Shqipëria.
Ky akt i jashtëzakonshëm solidariteti me një vend që na është gjendur më pranë se kushdo tjetër në këto 30 vitet e fundit, pati një jehonë të menjëhershme positive në të gjitha mediat e Italisë dhe ato botërore.
Ambasadori i BE në Tiranë Soreca, tha se këto janë akte që e bëjnë flamurin shqiptar të denjë për tiu bashkuar sa më parë atyre të vendeve të tjera anëtare të unionit. E në vend që liderët dhe politikanët e opozitës sonë, të mbështesin këtë akt të jashtëzakonshëm solidariteti njerëzor, u sollën sikur i kishte pickuar gjarpri nga tërbimi se mos Edi Rama fitoi sa pikë të tjera politike me këtë akt fantastik dhe për rrjedhojë opozita humbi. Edhe thonë pastaj pse shqiptarët kanë 7 vjet që i kanë lënë në opozitë!
Kështu është kur kërkon që të bësh politikë jo vetëm me jetën, por edhe me vdekjen, vetëm humbje do korrësh./AlpeNews.al
BRAVO ! Terbimit te opozites nuk kemi c’ti bejme. Coronavirusi eshte nje virus qe akoma nuk po i gjendet vaksina me gjithe perpjekjet e laboratoreve me te njohur ne bote por me sa di une vaksina e terbimit ekziston ne te gjitha farmacite e Shqiperise.Me kete rast i bej thirrje doktoreve te opozites PD_LSI qe ti drejtojne personat e infektuar nga terbimi drejt pikave te vaksinimit te kafshve kudo qofshin ato. :-).
Bravo Roberto!
Ha ha ha ! Nul ka vaksine per kete lloj terbimi!
Po ky ska mjek per vete kujdes thot se do na mbushen spitalet skemi mjek apo e tregoi veten qe eshte loqe dergon kina dhe rusia con dhe edi rama madje kina 20 coj.
O Basha o loqe, nuk vihet ne pushtet me Paloqen dhe Noken.
????????
Me mire qe nxjerrin fytyren e tyre te cmendurit e PD te cilet po terbohen nga ligesia dhe xhelozia kundrej veprimit human te Qeverise shqiptare per ti ardhur ne ndihme popullit italuan ne keto dite te veshtira.
??????????????????????????????????????????
Opozitë SOLIDARE me virusin, por me një ndryshim. Virusi po dëmton gjithë botën, ndërsa këta po DËMTOJNË vetëm Shqiptarët
Bravo Roberto!
Keto plehra kane marre fund. Shqiptaret kurre nuk fo votojne per ta. Jane te vdekur politikisht. Bravo Edi Rama!