E trishtë: Ndërron jetë futbollisti 14-vjeçar i Atletico Madrid

28 Mars 2020, 19:25Sport TEMA

Një lajm i trishtë vjen nga Spanja ditën e sotme, me Atletico Madrid që ka njoftuar ndarjen nga jetë të 14-vjeçarit, që luante për moshat e “Los Colchoneros”.

Christian Minchola Sanchez numëronte mbi 50 gola me moshat e Atleticos, por ditën e sotme është ndarë tragjikisht nga jeta. Klubi madrilen ka shprehur ngushëllime për familjen e 14-vjeçarit.

Gjithashtu, edhe presidenti Cerezo ka shkruar: “Jemi të shokuar nga lajmi i humbjes së një prej lojtarëve tanë. Atletico dhe e gjithë familja jonë është pranë familjes së Christianit dhe miqve të tij në këtë moment shumë të vështirë”, shkruan numri një i klubit të Atleticos.

Ndërkohë, kapiteni i ekipit, Koke shkruante: “Jeta është shumë e padrejtë! Kurajo familjes dhe miqve të Christianit.”

3 komente në “E trishtë: Ndërron jetë futbollisti 14-vjeçar i Atletico Madrid”

  1. Shqiptari Ilirise says:

    Nga se?

  2. Tanush says:

    U prehte ne paqe.

    Zoti e marrte prane fronit te tij dhe i dhente force familjes.

    Ngjarie e tmerrshme.

  3. Arifi says:

    C’kuptim ka ky lajm??? Vdiq nga coronavirusi?? Se jo per c’far trapin e jepni kte lajm???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje