Sot është 75 vjetori i Shkollës “Skënderbej” dhe presidenti Meta ka bërë një përshëndetje për ta, për shkak se ka pasur babain “Skënderbegas”.
Pas kësaj, këshilltari Henz nxiti Jarin të bënte dhe ai një përshëndetje për këtë shkollë:
“I dashur Jari!
Pashë një përshëndetje të presidentit Meta për shkollën “Skënderbej”. Me sa di unë ju keni qenë nxënës i asaj shkolle dhe më pas pedagog i saj.
Në situatën e krijuar, ju duhet të jepni shembullin tuaj dhe të udhëhiqini festimet e 75 vjetorit të shkollës.
Pamvarësisht se shkolla ishte krijuar për të prodhuar oficerë të regjimit komunist, koha tregoi se ju i shërbyet demokracisë dhe për këtë, ajo shkollë duhet të jetë krenare.
Edhe në vitin 1991, kur u rrëzua monumenti i Enver Hoxhës, ju dëshmuat integritetin tuaj si njeri besnik, siç jeni shfaqur gjithmonë në politikë.
Dhe kjo ka shumë rëndësi. Po të mos ishte gjesit juaj besnik ndaj Enver Hoxhës, askush nuk do të kishte më besim tek ju për t’u avancuar në detyre, deri në president.
Po ashtu, mendoj se dhe vet Luli duhet të bëje një përshëndetje.
Përderisa Meta ka bërë përshëndetje, se ka pasur babain oficer aty, duhet ta bëje dhe Luli, pasi ka vjehrrin “Skënderbegas”, dhe ai e ka si babë e shkuar babës, pasi jeton me të.
Dhe kjo ka shumë rëndësi në këto kohë, kur këkrohet solidaritet për moshën e tretë.
E gjithë kjo ka shumë rëndësi në këto kohë, kur Edi Rama ka nxjerre ushtrinë në rrugë dhe frikëson njerëzit.
Ne duhet t’u tregojmë demokratëve se ushtria nuk është e tij, por është e jona.
Pashe sot reagimin e Mul Nokës që ishte trembur nga Edi Rama dhe i kërkonte t’i fliste me butësi e dashuri.
Kjo tregon se dhe trimat tanë më të mëdhenj si Muli, kur vjen puna tek shëndeti tremben, edhe pse kanë hapur fjalë që janë mjekë.
Ndaj ka shumë rëndësi që t’ia marrim Edi Ramës këtë monopolin mbi ushtrinë dhe të dëshmojmë se ajo u përket të gjithëve.
Mendoni sikur të bëje dhe Pandi Majkua një përshëndetje, meqë e ka pas babain aviator, dhe të tremben njerëzit, duke menduar “mirë ushtria, po dhe avionët qenkan të PS”.
Ndaj duhet të shfaqemi pa komplekse si parti që i ka rrënjët tek shkolla “Skënderbej”.
Kjo u jep shumë kurajo demokratëve në këto momente të vështira.
Ndryshe do na tremben të gjithë, si Mul Noka.:
Zoterinj Meta e ka pasur babane oficer i ardhur nga jeta civile,u be oficer pa shkoll ushtarake,ai erdhi me mik nga Sulo Gradici per te kotrolluar vijen e partiis ne ushtri.dhe detura partie kreu deri sa u lirua nga ushtria ne 92.