Sulmuesi anglez, Peter Crouch, ish-pjesë e Liverpoolit dhe Tottenhamit, ka treguar një episod mjaft interesant të takimit për herë të parë nga afër me Ronaldo “Fenomenin”, kur të dy ishin me pushime në Spanjë:
“Isha me pushime në Ibiza dhe e pashë në plazh. Ai ishte i zënë duke pirë një arkë me birra. Kishte edhe një tavëll duhani. Ronaldo arrinte ta mbante në ekulibër stomakun e tij. Kur e përfundonte shishen, një top modele, që qëndronte pranë tij, i jepte tjetrën.”
Crouch tregon më pas se çfarë ndodhi kur iu prezantua:
“Ishte një mundësi e artë, ndaj iu prezantova. Shpresoja që të thoshte: “Oh, po ti qenke Crouch!” Përkundrazi, besoj se nuk e kishte idenë se cili mund të isha. Bëra një foto me të dhe u largova. Ai nuk e mori vesh se edhe unë isha futbollist.”
Dhe në fund ëndrra e Peter Crouch, që nuk u bë kurrë realitet:
“Dennis Bergkamp ka qenë një futbollist i madh, do të kishte qenë e pabesueshme nëse do të luaja krah tij, por ideja ime mbetet e papkrekshme. Do të ishte fantastike nëse do të luaja me Ronaldon, “origjinalin”.
Na plasi trapi.
Po,pse i mbush faqet e gazetes me budallaleqe, Z.Baze? Nuk ka teme te tjera, tema serioze, por edhe qe te sjellin ne humor gte mire, te mbushin me shprese e oprimizem?!