Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari ka vendosur të ndihmojë disa familje në nevojë në këtë situatë alarmante ndaj Covid-19.
Përmes një statusi në ‘Facebook’, ditën e djeshme ajo deklaroi se do të shpërndante ushqime çdo ditë tek pesë familje.
Sot, Hajdari ka zgjedhur disa familje në Zonën e Laprakës, duke shkuar vetë pranë tyre.
‘Sot, 5 familje morën ushqime në zonën e Laprakës. Bashkë do ia dalim’, shkruan deputetja.
Bravo keshtu te bejne edhe deputetet e tjere .Dhe te pasurit ti ndihmojne familjet ne nevoje.
Bravo. Nese secili qe ka mundesi te bej rrregullisht diçka te tille do ja dalim…