Me gazetat e mbyllura, redaksitë televizive të përgjysmuara dhe reklamat në pikiatë, kriza e koronavirusit rrezikon të lërë pa paga dhe pa punë një numër të konsiderueshëm punonjësish të medias në vend.
Nga Aleksandra Bogdani
Shpërthimi i epidemisë së koronavirusit e gjeti të papërgatitur Erjon Skëndajn –gazetar prej 12 vitesh në televizionin informativ News 24. Me konfirmimin e dy rasteve të para, Skëndaj shkoi me shpejtësi në spitalin Infektiv në Tiranë dhe raportoi live vetëm pak metra larg hyrjes, pa maskë mbrojtëse dhe doreza plastike.
“Ne kaluam nga tërmeti në tërmet, me raportime orë pa orë,” tha Skëndaj për BIRN. “Por këtë herë rreziku është shumë i madh, sepse ti nuk e di se kë ke afër”.
Prej tre javësh, Skëndaj dhe kolegët e tij gazetarë që mbulojnë sistemin shëndetësor raportojnë nga kufiri i karantinës më të madhe të vendit –spitali Infektiv në Tiranë –mbi atë që konsiderohet gjerësisht si një luftë globale ndaj pandemisë së COVID-19.
Ata ndajnë të njëjtën hapësirë me familjarët e pacientëve të prekur përpara Infektivit –dhe i kontaktojnë shpeshherë ata në kërkim të informacionit.
Gazetarët e terrenit janë më të rrezikuarit, por jo të vetmit që po përballen me sfidën e raportimit në kohën e COVID-19 në Shqipëri.
Kompanitë mediatike ku ata punojnë u gjendën gjithashtu të papërgatitura dhe po tronditen dita-ditës nga regjimi drastik dhe rënia e shpejtë e reklamës – një ndër burimet kryesore të financimit të pagave për qindra punonjës të tyre.
Efektet e krizës u shfaqën menjëherë mbi median e shkruar- pjesa më e dobët e zinxhirit mediatik të Shqipërisë. Me hyrjen në fuqi të ndalimit të qarkullimit, shtëpitë botuese njoftuan ndërprerjen e paprecedentë të botimit të gazetave, duke e konsideruar këtë një aktivitet të pamundur.
Të dytët në radhë, edhe mediat audiovizive mbyllën një duzinë emisionesh televizive dhe dërguan në shtëpi me qindra punonjës të tyre. Televizionet u detyruan gjithashtu që të riformatojnë programacionet për t’i bërë ato të përputhshme me aktin normativ të qeverisë, që ndalon praninë e më shumë se dy vetave në një studio televizive.
Tërheqja e bizneseve nga reklamat është goditja e tretë dhe më e paparashikueshmja për të ardhmen e kompanive mediatike. Lëkundjet e para ekonomike paralajmërojnë një vit të zymtë për mijëra punonjës të medias, një pjesë e të cilëve rrezikojnë pagat dhe vendin e tyre të punës.
“Kriza e koronavirusit po ndikon mbi komunitetin e gazetarëve si asnjëherë tjetër më parë,” thotë i shqetësuar Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë.
“Administratorët e një pjese të mediave i kanë njoftuar tashmë punonjësit e tyre për ulje apo përgjysmim të pagave dhe kjo e përkeqëson edhe më tej situatën e gazetarëve, redaktorëve dhe stafeve të tyre mbështetëse,” shtoi ai.
Redaksitë në karantinë
Në Shqipëri, një numër i madh mediash konkurrojnë në një treg të vogël audience dhe reklamash. Mediat financohen edhe nga bizneset e tjera të pronarëve të tyre, duke shfaqur anësi të forta në raportime bazuar në interesat ekonomike dhe politike të pronarëve, ndërsa gazetarët përdorin shpesh vetëcensurën.
Prej tre javësh, epidemia e koronavirusit i ka futur edhe redaksitë e zhurmshme në karantinë, ndërsa kompanitë mediatike po përballen me probleme të reja për të mbrojtur shëndetin e gazetarëve dhe për të mbajtur sinjalin hapur.
Ben Blushi, drejtor i Përgjithshëm i konglomeratit më të madh mediatik në Shqipëri, Top Channel i tha BIRN se për shkak të regjimit të detyruar të karantinës, shumica e stafit prej 500 punonjësish janë duke punuar nga shtëpia.
“Një numër i domosdoshëm, por shumë i vogël teknikësh, inxhinierësh, grafistësh dhe montazhierësh punojnë me orare të reduktuara dhe në ambiente të dezinfektuara, sepse qëllimi kryesor në këto momente është mbrojtja e tyre dhe e familjeve të tyre,” tha Blushi.
Top Channel u detyrua të mbyllte përkohësisht një seri programesh, mes të cilave edhe programin historik të humorit “Portokalli”. Emisionet që vazhdojnë transmetimin i janë përshtatur regjimit të ri, duke realizuar intervista në distancë përmes Skype.
Edhe në televizionin rival TV Klan janë vendosur rregulla të reja për të shmangur grumbullimet në ambientet e punës; stafi është i ndarë në grupe dhe punon një javë nga shtëpia dhe një javë në redaksi.
Kryeredaktori Fatos Hakorja tha se redaksia dezinfektohet rregullisht, por problem mbetet sigurimi i maskave –veçanërisht për gazetarët dhe operatorët në terren që raportojnë nga qendrat spitalore që trajtojnë pacientët me COVID-19.
“Është një situatë e jashtëzakonshme, me të cilën po përshtatemi dhe do të përpiqemi të përshtatemi në vijim, në varësi të të panjohurave që do të na zbulohen nga kjo pandemi,” tha Hakorja.
Efektet e krizës epidemike kanë paralizuar botimet e grupit mediatik “Panorama”, ndërsa puna për informimin e publikut vazhdon përmes televizionit informative News 24 dhe faqes online të gazetës “Panorama”.
Robert Rakipllari, i cili drejton njëherazi gazetën “Panorama” dhe televizionin News 24 i tha BIRN se u detyruan si asnjëherë më parë të ndërpresin botimin e gazetës për shkak të vendosjes së ndalimit të qarkullimit nga qeveria.
“Një vendim që u mor në radhë të parë për shëndetin e lexuesve, po ashtu edhe të shitësve, shumica e të cilëve nuk u lejuan nga Bashkitë që të vazhdojnë aktivitetin e tyre,” tha Rakipllari.
Puna për informimin e publikut vazhdon me vështirësi në faqen online të gazetës “Panorama” dhe në televizionin informativ News 24.
“News 24 që drejtoj ka vazhduar misionin e vet informues për publikun, megjithëse gazetarët dhe operatorët në terren si dhe ata në redaksi rrezikojnë jetën e tyre dhe të të afërmve të tyre duke qenë në vijën e parë të frontit, bashkë me mjekët dhe policët,” tha Rakipllari.
Megjithatë, krizat nuk sjellin gjithmonë efekte negative në biznesin e medias.
Në televizionin më të ri në treg, Euronews Albania, kriza e koronavirusit ka shtuar punën dhe numrin e lidhjeve direkte.
“Nuk kemi vështirësi, jemi të gjithë në punë dhe po punohet me përkushtim të madh,” tha Ilva Tare, drejtoresha e Informacionit të Euronews Albania. “Probleme financiare nuk kemi, të paktën për marsin, dhe janë marrë të gjitha masat mbrojtëse, si maskat dhe dezinfektantët për stafin,” shtoi Tare.
Reklamat në pikiatë
Shqipëria u fut zyrtarisht më 8 mars në hartën e pandemisë së koronavirusit COVID-19 dhe prej asaj dite, gjithçka ka ndryshuar me shpejtësi. Me qindra biznese kanë mbyllur dyert në të gjithë vendin dhe një pjesë e tyre rrezikojnë falimentin –duke e rënduar edhe më tej situatën ekonomike të vendit.
Biznesi i medias, punëdhënës për rreth 6120 gazetarë, redaktorë, operatorë dhe staf mbështetës nuk bën gjithashtu përjashtim. I ushqyer në një masë të konsiderueshme nga reklamat, mediat po përballen me tërheqjen e shpejtë të bizneseve nga fushatat e tyre të komunikimit –duke u ekspozuar ndaj një krize afatgjatë.
Kompanitë e marketingut vërejnë një rënie me 15% të volumit të reklamave në dy javët e para të izolimit, ndërsa parashikojnë rënie edhe më drastike për muajin prill, të llogaritura në masën 30-40%.
Në kushtet e izolimit masiv, përjashtim bëjnë vetëm kompanitë e shërbimeve të domosdoshme për njerëzit dhe seksionet e tyre të shpërndarjes –të cilat kanë megjithatë një ndikim shumë të vogël në tregun e reklamës dhe marketingut.
“Tregu i komunikimit dhe i reklamave është një tjetër hallkë e zinxhirit që po këputet ditë pas dite në këtë situatë pandemie,” tha Zefina Hasani, drejtoresha e komunikimit në agjencinë e marketingut dhe komunikimit “Le Spot”.
“Bizneset kanë filluar të tërhiqen, klientët po ndërpresin ose shtyjnë projektet, konferencat kanë stopuar. Në një situatë të tillë, kur çdokush kërkon të informohet vetëm për pasojat drastike që mund të shkaktojë COVID-19, interesi për reklamën vjen duke u ulur,” shtoi Hasani për BIRN.
Efekti zinxhir i krizës së reklamave rrezikon të prekë në mënyrë të drejtpërdrejtë gazetarët në vijën e parë të raportimit të epidemisë së koronavirusit dhe stafet mbështetëse të tyre. Kjo mund të përkthehet në ulje apo vonesa pagash apo edhe më keq- humbje të vendeve të punës.
Drejtuesit e mediave kryesore në Shqipëri kanë filluar të parashikojnë që tani vështirësitë në shpërndarjen e pagave dhe shohin si zgjidhje në horizont përfshirjen edhe të medias në paketën e ndihmës së qeverisë.
“Që nga data 13 mars, Panorama print nuk botohet, ç’ka sjell që të mos ketë as të ardhura nga shitjet e gazetës dhe as nga reklamat, burimi kryesor për pagat e gazetarëve,” tha Rakipllari, ndërsa propozon që gazetarët e shtypit të shkruar të përfshihen në kategoritë e subvencionuara nga shteti në kohën e krizës.
Ai pohon se situata është e vështirë edhe në televizionin që ai drejton, pasi rreth 30% e reklamave janë tërhequr nga bizneset për shkak të krizës.
“Në këtë situatë, mendoj se do të ishte e domosdoshme që media të përfshihej nga qeveria në paketën e ndihmës, në mënyrë që të krijonte lehtësi duke nisur nga qiratë, pagesën e sigurimeve shoqërore dhe një pjesë të pagave të gazetarëve,” tha Rakipllari.
Paraliza e bizneseve dhe ulja apo mbyllja e fushatave të tyre të marketingut është një vuajtje shtesë edhe për televizionin Top Channel.
Ndonëse nuk kanë ende një bilanc të qartë, Blushi thotë se volumi financiar i tërhequr është i ndjeshëm dhe se janë duke menduar për “balancimin e të ardhurave të reduktuara me shpenzimet”.
“Çdo gjë do të varet nga kohëzgjatja e krizës. Sa më e gjatë, aq më e vështirë do të jetë. Natyrisht do të rezistojmë, duke mbajtur sinjalin tonë të hapur dhe aktiv,” tha Blushi për BIRN.
Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa është në kërkim të një kanali zyrtar komunikimi me qeverinë për mbrojtjen e reporterëve, redaktorëve dhe punonjësve të tjerë të medias –që edhe tani përballen me vështirësi të shumta ekonomike.
Përpjekjet e Unionit shkojnë megjithatë në mbështetje të kategorive më të dobëta dhe jo ndaj atyre që konsiderohen “oligarkë të medias”.
“Ne kërkojmë që në kontekstin e ligjit të shtohet edhe kategoria e prekur e punonjësve të medias,” tha Çipa, duke njoftuar se këtë kërkesë do t’ia paraqiste të hënën Komisionit Parlamentar të Medias, Ministrisë së Financave dhe Kryeministrisë.
“Në kushtet kur bizneset kanë ndërprerë reklamat dhe janë në vështirësi për të paguar pagat, është më mirë që të arrihet një marrëveshje transparente në rrugë zyrtare, sesa në kanale të tjera informale,” përfundoi Çipa për BIRN.
Digitalbi merr nje pjese te mire te te ardhurave te Shqiptareve….eshteme pak i prekuri…kerkon para buxhet normal….njerezit nuk kanebuke.
Mos, Bibilushi do i bjer ne qafe vajzes miljonare tani???
Akoma me rrena mashtrime made in PD o Ton.Cdo emigrant kur vjen ne shqiperi habitet.Si eshte e mundur qe njerezit ankohen se nuk kemi buke,e ne te vertet duhet te rrish ne rradhe per te dreku apo darku familjarisht ne restaurant vecanarisht te shtundave e te dielave.Si eshte e mundur qe nuk kan buke kur ne shqiperi ka 44 makina per 100 banor e te gjitha super te shtrejta e qe per mbirembajtjen e tyre ,pagesa benzines,lejet e ndryshme per qarkullim kerkojne pagesa shume te larta?Kur konsumi I per fryme I popullsis shqiptare per pushine verore e dimerore eshte 550 dollar per fryme.KUR 95% E SHQIPTAREVE KAN SHTEPI PRIVATE.Prandaj kujdes me kto thanie o Ton(njerezit nuk kan buke me hanger) si I cveshet,i grabitet emigrantet e gjore qe ju del shpirti me fitu dicka.E kuptoni sa te neveriteshem jeni ba me kto fjali standard:njerezit nuk kan buke me hanger.E emigrantet e shkret kan frige te vijne ne Shqiperi
Sa mirë të paktën do të shijojmë më pak helm nga media tona të (pa) varura.
Padyshim qe duhen balancuar te ardhurat me shpenzimet maramendese luksi. Bashkia e Tiranes mbijetoi tre vitet e fundit 3008-2011, me 1/12 e buxhetit, nga pandemia politike e stisur me emerin Sali Berisha, dhe asnjeri nuk ia qau hallin. M.gj.ate puna e mire e saj ne krah te qytetareve, nuk ra.
Shtergo bythen Blusho se gjeli ka ende folrinj per te nxjerre.
Cojeni Blushin te beje zanatin e te pareve, te pastroje qyngjet e oxhaket. Nuk do ishte problem ta paguanin bollshem Bashkia e Tiranes, ajo e Korces e Elbasanit.
Per t’u la e per te fjete, cojeni falas ne Kavaje.
Fiks e ke thene o Matjan. E kishim harruar fare vitet 2009-2011, ku Berisha i bllokoi gjithe pagesat qe Thesari shtetit i kishte detyrim ligjor per tja kaluar Bashkise se Tiranes dhe Rama vazhdonte i mbante ne kembe punet e bashkise “duke ngare makinen me serbator me ajer”, kjo e fundit shprehje e Ridvan Bodes qe ishte minister i financave.
Jo cdo e keqe vjen per keq. Keni 20 vjet qe kontaminoni mendjet e shqiptareve.
Ne i kemi paguar taksat e tv, 100 leke paguajme muaj per muaj per rtsh, pastaj na detyruan te paguajme dhe taksen e dekoderave duke na rrjepur dhe duke i ndare leket midis tyre si derra.
Tani nuk u ngopen dhe po kerkojne te na vene nje takse tjeter duke shfrytezuar fuqin mediatike qe kane.
Une them nqs nuk kane qejf te punojne por te vjedhin dhe “nuk ja dalin dot” do te benin mire qe ti mbyllnin keto media,
njerzit mjaftohen me ato pak programacione qe ofron shteterori.
Kjo do ishte clirimi i dyt per shqiperin. Ne hale te gomarit ne pun ne bujqesi ne fshat per shumicen e Anal-istve. Veq Grat Mund ti len ne qytet do u gjej pun un ne motel
Cojeni Blushin te beje zanatin e te pareve, te pastroje qyngjet e oxhaket. Nuk do ishte problem ta paguanin bollshem Bashkia e Tiranes, ajo e Korces e Elbasanit.
Per t’u la e per te fjete, cojeni falas ne Kavaje.
BRAVO ALEKSANDER ÇIPA DHE UNIONI I GAZETAREVE QE ESHTE I VETMI NE MBROJTJE TE GAZETAREVE DHE JO TE OLIGARKEVE TE GAZETARISE. NESE RAMA NUK BINDET TE GJITHE GAZETARET DUHET TE NGRIHEN NE PROTESTE E TE BRAKTISIN PUNEN PER TA DETYRUAR TI PERFSHIJE NE MBESHTETJEN FINANCIARE NGA QEVERIA PASI NUK VLEJNE ME PAK SE KATEGORITE E TJERA QE THOTE SE DO NDIHMOJE QEVERIA. PERPARA ALEKSANDER ÇIPA DHE UGSH. DETYROHENI ARMIKUN E MEDIAS EDI RAMA TI PERFILL GAZETARET E PAMBROJTUR.
Xhota, ia fut kot. Cipa eshte ne krye formalisht te nje organizmi qe nuk ka asnje peshe dhe vlere. Per shume gjera, por kryesorja dhe flet kot me kot, por jo per nje kryesore: kodi e etikes ne media, nuk funksionon asnje bord etike, por pronaret diktojne gjithcka, cili duhet te sulmohet, te shhat dhe te denigrohet. Nuk organizon asnje sondazh per vlerat e medias, cili eshte perceptimi i publikut pet to. Sa per gazetat , ato dihet qe botohen kot, nuk i blen njeri. Ka thene mire, dikush, ketu me siper: per kete kohe te jashtezakonshme, na mjafton TV shteteror, pavaresisht se edhe aty ka shume plehra te medias qe pahuhet edhe nga shteti dhe nga privati.
BRAVO ALEKSANDER ÇIPA DHE UNIONI I GAZETAREVE QE ESHTE I VETMI NE MBROJTJE TE GAZETAREVE DHE JO TE OLIGARKEVE TE GAZETARISE…
NESE RAMA NUK BINDET TE GJITHE GAZETARET DUHET TE NGRIHEN NE PROTESTE E TE BRAKTISIN PUNEN PER TA DETYRUAR TI PERFSHIJE NE MBESHTETJEN FINANCIARE NGA QEVERIA, PASI NUK VLEJNE ME PAK SE KATEGORITE E TJERA QE THOTE SE DO NDIHMOJE QEVERIA.
PERPARA ALEKSANDER ÇIPA DHE UGSH. DETYROHENI ARMIKUN E MEDIAS EDI RAMA TI PERFILL GAZETARET E PAMBROJTUR.
Këta që i bëjn fresk gjithë ditën qeveris, le të shkojn të marin kredi, se kështu i zgjidhi lideri suprem bizneset.
A e keni vënë re sesi duan ta heqin veten si heronj njëlloj me mjekët!? Për mendimin tim të zhduken se vetëm panik dhe fake news dine të bëjn.
Na dhe nje te “mire”qe solli covid-19.mos degjohen rakipllaret me shok…..ndersa topi,qe kur mori blushin,filloi te tatepjeten.personalisht nuk bej me abonim derisa te iki bibilushi …..
…si per cdo qenue te gjalle, edhe per mediat, te mbijetoje me i zoti, te seleksionohen natyralisht, te mbijetoje media me e zonja, me me pak helm per qytetaret. Te seleksionohen edhe gazetaret e reporteret. Ky eshte sistemi. Pa pike turpi, Cipa, thote te.na paguaje shteti per te mbajtur gjalle helmin qe prodhojme. Juce edhe ne kete situate ju interesojne vdekjet dhe jo ata qe sherohen, ju nuk donit ndihmat qe na u dhane me rastin e termetit, ju donit kahsapanen dhe te jepeshin jo ato qe u dhane; por lemosha.
Me perjashtim te dy-tre mediave, te tjerat duhen te cregjistrohen, jane antishqiptare.
Kjo u vu re qartesisht mbas termetit dhe gjate virusit. Keni fituar urrejtje mbarepopullore.
…si per cdo qenie te gjalle, edhe per mediat, te mbijetoje me i zoti, te seleksionohen natyralisht, te mbijetoje media me e zonja, me me pak helm per qytetaret. Te seleksionohen edhe gazetaret e reporteret. Ky eshte sistemi. Pa pike turpi, Cipa, thote te.na paguaje shteti per te mbajtur gjalle helmin qe prodhojme. Juve edhe ne kete situate ju interesojne vdekjet dhe jo ata qe sherohen, ju nuk donit ndihmat qe na u dhane me rastin e termetit, ju donit kahsapanen dhe te jepeshin jo ato qe u dhane; por lemosha.
Me perjashtim te dy-tre mediave, te tjerat duhen te cregjistrohen, jane antishqiptare.
Kjo u vu re qartesisht mbas termetit dhe gjate virusit. Keni fituar urrejtje mbarepopullore.
Zoti Cipi,
Ne fillim duhet t’u drejtohesh pronareve te mediave ,pastaj qeverise . Ju ,per vendin tone jeni ne numur shume te madh .Mos haroni se ne fund te fundit edhe reklamat nga ne qytetaret paguhen si konsumatore.Konsumoni edhe nga “dhjami juaj dhe i pronareve”.
Pse gazetat jane business ne Shqiperi?Edhe keto gazetaret jane mashtruesa,me 500-1000 kopje te botuara gazetat vetem fitimprurse economikisht nuk jane kurre.Ato qe i kane financuar deri tani,te vazhdojne ti financojne akoma.
Eshte rasti me i mire qe media shqiptare te ridimensionohet ,duke u shkurtuar te pakten 70 perqind.Eshte e tmerreshme,antidemokratike,anarkike ,pa asnje logjike te tregut modern qe ne SHQ IPERI TE KETE NJE MEDIE TE BARABARTE ME NJE VEND MBI 50 MILIONE BANORE DHE NJE LIRI SHPIFJEJE,RRUGACERIE MEDIATIKE TE NIVELIT ABSURD.Asnje qindarke nuk duhet te paguajne shqiptaret per mediat private.Nderkohe eshte momenti qe RTV publik te beje nje ndryshim rrenjesor drejt objektivitetit,pavaresise,cilesise dhe perfaqesimit te opinionit publik me vertetesi dhe asnjeanesi.Pra nuk ka nje krize te medias.Do te behemi nje vend normal ndhe do te shpetojme nga media e cmendur e paguar nga gangsteret e biznesit dhe te politikes.Sepse te kerkosh para publike per te majmur Canin , Fevziun,Lubonjen,Blushin,Vasilin,Bushatin,Bejtian, Peken dhe gjithe kategorine e tyre te ndyre ,luftenxitese ,antishqiptare eshte jo vetem krim por edhe vetvraje.Sa me shpejt te zhduken nga skena e medias ,aq me shume do te pastrohet atmosfera e helmuar ne shoqeri.Sepse jam i bindur qe pas kesaj turme te eger helmuese antishqiptare qendrojne forca te erreta qe investojne qindra milione dollare.
Po tamam, po ti mbyllin fare keto hale TV qe kemi do ishte me e mira!
Dava gjobaxhinjsh medioker qe skane asnje lidhje me median-informimin.
undefined
HAJDUTET DHE GJOBAXHINJET E TV KERKOJN LEKE. HANI ATO QE KENI VJEDHUR DHE ME PAS SHKOFSHI NE PIDH TE ROBVE O KAZANA MUTI
O BEN KURVA PO MILJONAT QE KENI FITU KAQ VITE KU I KENI APO CONI KALAMAJ UJKENT NEPER ISHULL TE FALIMENTONI DHE NE PITH TE SALI QORES TE SHKONI O GJAK PIRES TE POPULLIT ALLALL EDI RAMA KA LIGJE LUFTA KOFINSKOHEN PARAT E OLIGARGEVE DHE SHKO ATJE PER TE FITU LUFTEN
Ka ardhur koha qe te behet nje ridimensionim i mediave,jane teper ,por teper ama,duke u bazuar ne numrin e popullsise qe kemi.Dhe mbi te gjitha shumica e tyre i kane bere atentat gjuhes Shqipe.Pastaj cfare dreq mediash jane te cilat per nje kg. Portokalle kane bere 1000 minuta reportazh.
Nuk ka ngel drogaxhi,kriminel e kurve ,pa dale ne tv dhe ju doni pare nga qeveria(ose nga pop se qeveria na i mer ne).
Ju vjen keq per qim peken,per lubonjen qe nuk ka mbaruar paret e burgut,mer pension ne itali,vjen edhe ne tv per te helmuar mendjet e shqiptareve….
Doni te paguani revolucionarin e bllokut bushati,apo silikonin e soniles e sa e sa mjekrosha xhihadiste….
Le te paguaj saliu me sypeshkaqenin,iliri e mona me macet e veta e gjithe llumi antishqiptar…
Pasmaciu droges si eshte,e paguan mulla zhejin…
Keni 30 vjet qe ja helmuat mendjen ketij populli,edhe tani doni edhe pare qe te shtoni vilat….
Sa me pak nga ju ne treg aq me te qete do jemi dhe nuk kemi nevoj te shikojm ato kurvat tru laraska qe po edukojne rinine me dembelizem e urrejtje
Mos e dhente Zoti qe
vendim-marresit te perfshijne ne paketen
e ndihmes financiare ushtrine
e dezinformimit ne Shqiperine tone.
Bizneset prodhuese ,
ato qe krijojne te mira materiale,duhen mbeshtetur
me ndihma dhe lehtesi financiare,,,,,
kurvlliku mediatik,kurrsesi JO.
Te gjithe zymte, zymte, zymte vetem Ilva fluturon me Korona virus ne byth?
Mire do te ishte te falimentonin te gjithe. Le te filloje edhe njehere viti 90′.
Fshati digjet kurva krihet. Mediat shqiptare jane MUTANT Politik dhe biznesesh politike. Ke genjeni ju?!
Bilushi medioker apo Frangaj babebzi jane te pavarur? Nese media do kishte bere te pavarurin do te ishim nje shoqeri shume vitale shume kohe me parë.
Vazhdoni te paguani nga 10 000 € ne muaj per programet e ngjashme me klizmat te Fevziut apo Canit. Dhe mbajeni me shkume se do financoheni nga taksat popullit.
Do ishte mire të falimentonin të gjitha ato vatra shpifje,mashtrimi dhe deformimi të realitetit.
Nuk do na mungoni absolutisht.
Mediat shqiptare duhet te vendosen ne piramiden e pagave ne shqiperi.PSH:nje aktor i portokallis mer me shume se nje aktor i teatrit kombetar pavaresisht qe kane disnivel te mah.Moderatoret e emisjoneve paguhen me shume se deputetet .Kjo eshte anomali Te ftuarit e perhershem per 2 ore marin sa nje mjek ne jave .Eshte normale kjo? Kure.Coni pagat nne nivel te mjekut se nuk besoj se japin produkt me te madh dhe pastaj kerkoni nga shteti kompesim
Kane ngelur pa paga gazetarucet dhe hale-analiste Bushati, Lubonja etj.) MILIONERE me paga maramendese qe i kane zili edhe ne vendet Perendimore.
Qytetareve te ndershem u jane hequr nga shpina per nje fare kohe keto shushunja, qe qajne hallin e “fukarase” qe rri ne klube dhe akoma vazhdojne me Baste e Bixhs kontrabande.
Tek prezentueset fecka qe nuk u ngopen ngopen me silikon, kar dhe operacione plastike si dhe moderatore si plehrat Fevziu, Cani, Qim Peka, Eni Vasili e me rradhe nuk do te shkojne me me pushime ne vendet ekzotike qe jane vetem per miliar-derrrre.