VIDEO/ Barbara D’Urso mesazh dashurie për popullin shqiptar: Jam e emocionuar, jeni të mrekullueshëm

30 Mars 2020, 08:49Sociale TEMA

Dërgimi i një ekipi shqiptar prej 30 mjekësh drejt Italisë, për t´i ardhur në ndihmë në luftën kundër Covid-19, është përshëndetur sot jo vetëm nga politikanët dhe mediat e vendit fqinj, por edhe nga shumë qytetarë italianë, të cilët nuk kanë nguruar të lenë mesazhet e tyre të falenderimit në rrjetet sociale.

Ky veprim, sado simbolik që është, duket se ka emocionuar dhe një prej personazheve më të njohur të televizionit italian, moderatoren Barbara d´Urso.

Në një lidhje live mbrëmjen e djeshme në emisionin e saj me Matteo Salvinin, ish-ministrin e Brendshëm të Italisë, ndërkohë që ai falenderonte qeverinë shqiptare për kontributin, d´Urso e komentoi kështu ardhjen e mjekëve shqiptarë:

”Dua t´i falenderoj dhe unë. Kryeministri shqiptar tha ne jemi të varfër, por nuk kemi kujtesë të shkurtër. Italia na ka qëndruar gjithmonë pranë dhe ne, edhe pse të vegjël, do ta ndihmojmë Italinë.

Kanë dërguar 30 mjekë, mua më emocioni shumë kjo gjë. Dua të falenderoj Shqipërinë, një popull i mrekullueshëm që unë e njoh.

Mjekë erdhën dhe nga Kina, por Shqipëria e vogël dërgoi 30 mjekë. Ata nuk e kanë memorien e shkurtër, ndërkohë në Europë nuk kanë memorie fare”.

4 komente në “VIDEO/ Barbara D’Urso mesazh dashurie për popullin shqiptar: Jam e emocionuar, jeni të mrekullueshëm”

  1. Mondi shkreta says:

    Populli shqiptar eshte mirnjohes popullit mik
    Italjan.

  2. koz says:

    Duhet te ndihemi mire te gjithe ne per vendimin qofte zyrtar/qeveritar e ca me teper ateindividual mjekeve dhe infermireve shqiptar qe vullnetarisht kane shkuar te ndihmojne popullin mik Italian.
    Por nga ana tjeter le te jemi te kujdesshem me komentet dhe hapesiren qe ju japim ne mediat shqiptare personave si Salvini dhe partise se tij qe disa vite me pare kerkonte qe shqiptaret te mbyteshin ne Adriatik.
    lexoni edhe komentet qe vete ky fashist ka thene per shqiperine me pare. Eshte shume mire cfare ne po bejme ne menyre simbolike per te ndihmuar nje popull mik qe na eshte gjendur prane – por te kuptojme edhe lojen populiste qe ben ky fashist per te marre vota (edhe te shqiptareve ne itali) perta nxjerre Italine nga europa. Komenti i tij qe le te ndrrojme vendet, Italia te dale dhe le te pranojne Shqiperin eshte fyes per cdo shqiptar. Italia eshte ne kete gjendje jo per faj te Europes por kryesisht te politikaneve j si puna e Salvinit dhe politikave idiote e populiste qe kane bere qeverite italiane ne 70 vite lidhur me financat e vendit – perfshire edhe investimet e zhvillimin e mjekesise. Te gjithe vendet europiane qe Salvini dhe D’urso permendin kane po ashtu krize te rende te coronavirusit dhe po perpiqen te bejne ceshte e mundur qe te parandalojne perhapjen e COVID-19 dhe te mos bejne te njetat gabime si italianet. Nuk eshte e vertete qe nuk po ja varin Italise, perkundrazi solidarizimi ne mediat europiane qe une ndjek eshte i jashtezakonshem per popullin italian.
    Per ndihmen qe i duhet nje vendi te madh si Italia, pervec simbolikes dhe iniciativave personale, duhej te ishte vete qeveria Italinae qe te kishte nje plan real ndihmash qe ti kerkonte organizatave europiane dhe nderkombetare. Kjo nuk eshte nje krize e deshires se mire por krize e kaosit dhe mngese se lidershipit n bote perfshire ketu lidere si puna e italianeve, britanikeve e vecanerisht atij amerikan, per ta trajtuar kete krize ashtu sic eshte “globale” dhe qe kerkon veprime te koordinuara globale. Sjellja e politikanve dhe medias italiane eshte tipike mesdhetare/feminore, ku per cdo problem qe ke perball eshte me e lehte te fajesosh te tjeret.

  3. WtF says:

    Arsyeja që Evropa nuk “ka memorie” lidhet me faktin se nuk mund të kesh veçse Mosmirënjohje të Madhe përballë Kontributeve të Jashtëzakonshme që Italia i ka sjellë qytetërimit evropian…
    Janë ca kontribute aq të mëdha në jetë, sa njeriu i vogël nuk ka fuqi t i shlyejë ato, vecse përmes Mosmirënjohjes…çështje karakteresh…

  4. Ndroqi says:

    Ca bo mo Mero,je i pa meshirshem me Saliun,e ke cmen me keto vidio,nuk po flase per Paloqen,Noken,Lylushin etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje