Kantautori dhe prezantuesi I njohur Ardit Gjebrea iu bashkua nismës së Bashkisë së Tiranës për të ndihmuar familjet në nevojë.
Në emisionin e tij “E diela shqiptare”, Gjebrea deklaroi se ai bashkë me përfaqësues të marketeve do të ndihmojnë 20 familje në nevojë këto ditë të vështira në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.
Gjatë bisedës, nënkryetarja e Bashkisë Anisa Ruseti theksoi se prioritet këto ditë për ndihma kanë të moshuarit, familjet në nevojë e që janë në listat e ndihmës ekonomike, nënat kryefamiljare por edhe anëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian që janë të gjithë në databazën e Bashkisë së Tiranës.
Ardit Gjebrea: Mirë se të gjeta dhe faleminderit për ndihmën, që na prite dhe gjithë impenjimin që ju kemi shkaktuar.
Ruseti: Me shumë kënaqësi për aq kohë sa gjithë takimi ynë është për një kauzë të mirë për të ndihmuar disa familje në nevojë. është shumë kënaqësi për mua t’ju ndihmoj.
Gjebra: Është zoti Bert Loli, i cili për herë të dytë ai lidhet me programin tonë, por nga bisEdat që unë kam bërë shpesh me të ai është vërtetë një personazh i cili ka ndihmuar njerëz pa fund dhe vazhdon të ndhmojë, sidomos në Vlorë, në qyetin e tij të lindjes. Tashmë siç edhe kemi komunikuar, jam shumë kureshtar për këto 20 familjet që ne do të shkojmë nesër në Spar, do të bëhen shpenzime dhe pastaj do t’ua shpërndajmë. Si e keni bërë përzgjedhjen?
Ruseti: Patjetër që ne doi referohemi databazës që ne kemi dhe do të përpiqemi që mes familjeve që kemi me pensionistë ose pensionistëve të vetmuar ne do përpiqemi të zgjedhim ata që ne e dimë që kanë më shumë nevojë. Do të duhet të konsultohemi me databazën tonë të personave me aftësi të kufizuar, që gjithashtu edhe aty të mund të zgjedhim familjet që kanë më shumë nevojë në këtë moment. E njejta gjë vlen edhe për familjet me ndihmë ekonomike ose për nënat kryefamiljare, për ata të komunitetit rom dhe egjiptian, pra ei gjithë databaza jonë reflekton familjet apo personat që kanë më shumë nevojë në këtë moment.
Do të kemi deri nesër 20 familjet të cilat ne gjykojmë që do të jenë ato që kanë më shumë nevojë. Çfarë keni bërë ju gjatë kësaj kohe, sepse jam i sigurt që duhet të keni qenë në lëvizje apo jo, sidomos për këto familje?
Ruseti: Që prej 10 ditësh tashmë jemi siguruar që nëse të moshuarve i kemi çuar një vakt të gatuar të gatshëm në shtëpitë e tyre. Të gjtiha qendat tona sociale kanë shërbyer vaktet e drekës, ndryshe nga më përpara që i kemi bërë në qendrat tona ku ata rrinë dhe konsumojnë vaktin. Tani ia kemi çuar në shëpi,dhe kjo ka ndihmuar që ata të evitojnë në maksimum daljen e tyre nga shtëpia. Ndërkohë që me familjet, ata që kanë mundësi fizike për të gatuar i kemi çuar pakta ushqimore ose çfarëdolloj paketa higjieno-sanitare e kështu me radhë, që të sigurohemi që kjo është mënyra më e mirë që të gjitha familjet të kalojnë këtë periudhë të vështirë.
Gjebrea: E fundit do të dëshiroja që nesër nëse është e mundur për ju të na ndihmonit që jo vetëm të na jepnit adresën e shtëpive, por edhe t’i lokalizonit ato që ta kishim pak më të thjeshtë sepse janë 20 familje që do të shpërndajnë ndihma.
Gjebrea: Kjo patjetër që është detyra jonë dhe në këtë rast ne e bëjmë me shumë kënaqësi, ju jmi shumë mirënjohë që keni gjetur mënyrën se si t’i ndihmoni këto familje në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë. Kështu që mezi presim që nesër të bëjmë këtë bashkëpunim të dyja palët dhe të shkojmë te 20 familjet në qytetin e Tiranës.
Ky Gjebrea do ti ndihj te monte vertete keto familje po tu ktheje ato parat qe ka grabitur nga telebingua prej gati 30 vjetesh bashke me “Klanin ” e tij te “Klanit”
eshte e vertete ,
me e dit ai popull naiv se cfar i bojn kto Mafioze Bingo-sh
ja kishte shkerdhy turinjt ktyre maskarenjeve qe boj gjasme po ndihmojne
kta vetem ne muaj fitoje 100-fishin e atyre paketave qe ky mashtrues i peshtire
dhuron .
Po hec mo shtet rrumpalle eshte ai ;
ATJE KU SHTETI NUK FUXIONON GJITHCKA ESHTE JASHTE KONTROLLI
LULEZON MAFIA
Ky Gjebrea do ti ndihmonte vertete keto familje po tu ktheje ato parat qe ka grabitur nga telebingua prej gati 30 vjetesh bashke me “Klanin ” e tij te “Klanit”!,sepse jane majmur me telebingon dhe me tenderat shumemilionesh qe kane xhvatur nga te gjitha qeverite!
Keto lemoshat qe vazhdojne te jepen sot nga keta qe jane majmur prej vitesh me punen dhe djersen e popullit “te varfer”,nuk shlyejne mekatet e tyre ndaj ketij populli te vuajtur!Pakesoni pagat tuaja te majme qe i perdorni per “argalisje”neper plazhet e botes; Shndrojeni ne spital ate karakatinen ne qender te Tiranes ku rrine ca te rjedhur nga trute duke bere “heroin “ne nji kohe qe heronjte e vertet po perballen me vdekjen neper spitalet e pakta te vendit dhe me paisje qe me sa duket nuk mjaftojne per kete situate te krijuar!Ne Vuhan te Kines brenda dy muajsh u nderua nji spital ,tek ne ndoshte do te duhet me shume ,po shembeni ate shemtiren qe perhap vetem semundje nenji kohe qe vendi vuan per te kuruar te semuret!
Nuk e lexova çfar shkruhej me lart, por kam nje kerkese per z Gjebrea: Mos dil me ne ekran se na e shpife me ate sjelljen tende prej homoje. Sa per ate qe ke vjedhur idiotet qe blejne bileta telebingoje, ti pagofshin femijet e tu.
Zonja Ruseti! Duhet ndihmuar urgjentisht komuniteti rom, duhen ndihmuar lypesat qe dalin rrugeve, duhet t’u jepetndihme ne te holla dhe ushqime shtetasve qe e kane mbeshtetur jetesen apo mbijetesen ne mbedhjet e kanaceve, te bidoneve plastike dhe hekurishteve. Me falni, per sa shkrova, por mendoj se keta jane grupet me vulnerabel qe duhen ndihmuar ne keto dite tejet te veshtira.