Ditëlindje në kohë virusi, urimi i veçantë i Ministres Xhaçka për ushtarakun në krye të detyrës

29 Mars 2020, 16:15Sociale TEMA
Ditëlindje në kohë virusi, urimi i veçantë i

Ka qenë një ditëlindje ndryshe këtë vit ajo e major Bledar Bimaj, komandanti i operacionit të Policisë Ushtarake për zbatimin e masave të qeverisë kundër përhapjes së COVID-19.

Kolegët e major Bimaj e kanë surprizuar komandantin e tyre, i cili i fryu qirinjve dhe tortës së vendosur mbi një nga mjetet e blinduara të FA, gjatë operacionit në terren.

Komandantin e operacionit për kryeqytetin e ka uruar edhe vetë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila ka publikuar në rrjetin social Facebook një video nga surpriza e kolegëve të tij.

“Po jetojmë ditë të vështira por pikërisht në ditë të tilla vlerësohet edhe më shumë sakrifica, kontributi dhe solidariteti njerëzor. 

Djemtë e Policisë Ushtarake, të cilët bashkë me 5 mijë efektivë të Forcës së Armatosur prej 3 javësh janë në terren, kanë suprizuar kolegun e tyre major Bledar Bimaj në 38-vjetorin e lindjes. 

Çaste të tilla janë burim force e energjie për t’ia dalë mbanë të gjithë bashkë. Gëzuar ditëlindjen major! Faleminderit për shërbimin çdo efektivi të FA!”– shkruan ministrja Xhaçka.

Forcat e Armatosura vijojnë prej 3 javësh jo vetëm patrullimet në qendrat urbane, por edhe shpërndarjen e ndihmave për qytetarët në të gjithë vendin.

1 komente në “Ditëlindje në kohë virusi, urimi i veçantë i Ministres Xhaçka për ushtarakun në krye të detyrës”

  1. Eri says:

    Edhe ? more djale !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje