Kryebashkiau i Tiranës Erion Veliaj ka bërë me dije se në këtë situatë të vështirë ku ndodhemi prej koronavirusit po bëhet shpërndarja e ndihmave për shtresat në nevojë dhe për të moshuarit që janë vetë. Gjithashtu Veliaj, ka bërë një apel të fortë për të gjithë qytetarët që të mos abuzojnë me paketën humanitare.
Veliaj tha se gjatë ndarjes së ndihmave ka qenë edhe vetë në terren ku ka vënë re që kërkonin ndihmë persona që kishin vila 3 katëshe. “Ky është një moment solidariteti dhe mirësie. Nuk është moment për të abuzuar”, është ky apeli i Veliajt për të gjithë qytetarët.
Ndërkaq kryebashkiaku u ka bërë thirrje të gjithë të moshuarve që janë vetëm të telefonojnë në numrin 0800 0888.
“Në këto javët e para procesi ka qenë perfekt. Me regjimin e ri për të moshuarit që të qëndrojnë vetëm në shtëpi është shtuar përgjegjësia.
Në Tiranë kemi 35000 të moshuar që jetojnë vetëm. Ne do fokusohemi te ata që janë realisht vetëm. 0800 0888 për të gjithë pensionistët që janë vetëm. Nëse kanë aplikacione tek Shqipëria.al…
Kam qenë në terren dhe kam parë që kërkonin ndihmë personat që kishin vila 3 katëshe, iu bëj thirrje ky nuk është rast për të abuzuar.
Ky është një moment solidariteti dhe mirësie. Nuk është moment për të abuzuar. Ky nuk është shërbim taksi nëse ke një vilë tek bryli, smund të na thuash shko e çoja pak nënës time këtë pakon… Nëna të ka bërë kokën… Ne jemi këtu për ata të moshuar që skanë askënd dhe janë të vetmuar”, tha Veliaj.
Amon mos harroni ti vini per ndihme dhe laraskes pa bisht shpellares se Astirit Lindita protoduari gruas me tufce qe kakariste cdo nate ne unaze, se nuk i dalin 100 milion leke qe i dha shteti gruas me te urryer ne Tirane.
zoti veliaj vilat 3 kateshe nuk hahen, se une kam nje rast ketu ne lagje qe nje cift te moshuarish kane shtepi 3 kateshe ,se ja u ka bere i biri, qe ishte ne emigracjon me mendimin qe te jetojne pleqte sa ta kene te shkrojtur nga i madh zot dhe pasi i biri te kthehet nga emigracjoni bashke me gruan ne kohen e pensjonit do vijne te jetojne ne shtepin e tyre , por fati i ketij cifti te moshuaris qe i biri se bashku me gruan bejne aksident dhe vdesin ne autostrate si do te bej shteti per ti ndihmuar , ky cift mir qe ka humbur djalin me nusen dhe femijet e djalit po rriten ne jetimoren e botes, kurse ky kryetari i bashkise ka zili vilen 3 kateshe por nuk do tja dije qe ajo vile lahet cdo dite jo me uje por me lotet e ketij cifti te moshuar, prandaj shtroju punes dhe ne keto raste njerzit duhet solidaritet dhe jo llafe kot se vilat dhe tullat nuk hahen zoti kryetar nese nuk i del per zot ketyre hallazhijve hap krahun se ka plot njerez te tjere me te devotshem ne te tilla situata kaq te veshtira dhe dramatike qe po kalojne
Te pandergjegjshmit abuzojne se ne nuk kemi shtet te strukturuar.Ketu ka pallate shtepi e vila te ndertuar para 20 vitesh akoma te pa rregjistruar.Rrezik dhe Berisha me Liken te bejne kerkese per ndihma.Se ju nuk dini te beni shtet as Pd e as Ps.Ju nuk keni te dhena per te punesuarit dhe te ps punet. Ne jemi si fiset Zulu.Anje rregjister asnje evidence po vetem me te njohur me militantizem partiak.
Epo si i thone nje llafi…sheh rrushi rrushin e piqet. Edhe ti me dy rroga je, nena te pagoi dasmen perrallore me kursimet e pensionit, e prape je bere milioner duke vjedhur. Pse?
Ketij komentues me emrin”populli”
I paskan rrjedhur trute.Mos merr si shembull nje familje qe ka fatkeqesi.
Nuk po ben ndonje zbulim shkencor duke thene qe tullat nuk hahen.
Ne raste te tilla sqarohen gjerat ne organet shteterore duke i treguar atyre rastin ne fjale ,keshtu djalosh
behen punet e pjekura ,e jo duke u ankuar pa asnje arsye. Dhe neqoftese personat ne fjale nuk kane te aferm ose familjare te tjere per ti ndihmuar,mundesh ti ndihmosh edhe ti duke shkuar ne organet competente per rastin ne fjale.Keshtu zotni je shume i nderuar
ti shoku Sandri mos na dil avukat brojtes te shokut velia se nuk do te marr doren ty se te vete te ndihmoj une ato pleq se une jam vete larg nga ai vend por ta bej ato qe e kane per detyre ta bejne , se per keto gjera nuk ka receta por lerini qesen me ushqime cdo pensjonistit qe eshte ne shtepi dhe mos u merrni me numrin e kateve te pleqve por merruni me numrin e ndihmave te tyre se per kete pune paguhen , nese nuk e ben dot ka plot njerez te zellshem dhe vullnetar qe i bejne keto ndihma po
ti shoku Sandri mos na dil avukat brojtes te shokut velia se nuk do te marr doren ty se te vete te ndihmoj une ato pleq se une jam vete larg nga ai vend por ta bej ato qe e kane per detyre ta bejne , se per keto gjera nuk ka receta por lerini qesen me ushqime cdo pensjonistit qe eshte ne shtepi dhe mos u merrni me numrin e kateve te pleqve por merruni me numrin e ndihmave te tyre se per kete pune paguhen , nese nuk e ben dot ka plot njerez te zellshem dhe vullnetar qe i bejne keto ndihma