Filmat në makinë, një traditë gati një-shekullore për të ndjekur shfaqje në ambiente të hapura, e mbetur për shumë kohë në harresë për shkak të zhvillimit të kinemave në ambiente të brendshme, po rikthehet në ditët e lavdisë me situatën e krijuar nga COVID-19.
Me mbylljen e teatrove, kinemave si dhe shumë aktivitete kulturore në Gjermani, një menaxher teatrosh vendosi të risjellë këtë eksperiemcë për argëtimin e qytetarëve.
“Kjo metodë është shumë përfituese edhe për punonjësit, edhe për shikuesit. Puntorët marrin pagat e tyre të plota dhe qytetarët janë të lumtur sepse të paktën janë në gjendje të harrojnë për coronavirusin për dy orë”, thotë menaxheri i kinemasë.
Per t’u mbrojtur nga infektimi me COVID-19 janë marrë masa të veçanta. Biletat blihen në internet dhe në hyrje skanohen nga brendësia e makinës. Nuk ka ushqime që blihen jashtë dhe komunikimi me stafin e kinemasë bëhet vetëm me dritaret e mbyllura.
Punonjësit e kinemasë lëvizin midis makinave përgjatë kohës që jepen filmat për tu siguruar që askush nuk po del për shëtitje apo nuk po ruan distancën fizike në momentet që i duhet të dalë nga makina.